“Nëse një ditë do të bëhem e shenjtë, nuk do të bëj dritë nga qielli…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Ajo lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.
Shenjt Tereza, por që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.
Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.
Shprehjet e saj kuptimplotë janë të shumta, por ne po sjellim një prej tyre në këtë ditë të veçantë për të.
“Nëse një ditë do të bëhem e shenjtë, nuk do të bëj dritë nga qielli, por do të jem sa më afër atyre që kanë nevojë për dashuri… #shenjterimineneterezes”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hakerat rusë bllokojnë sistemin GPS, avioni i Von der Leyen u detyrua të ulet me urgjencë

Avioni i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të ulet në Bullgari duke u bazuar vetëm te...

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Në një komunikim të...

Në shkollë pa celular/ Ministria miraton udhëzimin në prag të nisjes së vitit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Sportit me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve...

Ngacmonte vajzat e reja në plazh, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

Një i moshuar 71-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi u denoncua nga një vajzë e moshës 21-vjeçare për ngacmim seksual në plazh. Në...

Tërmeti në Afganistan, shkon në mbi 800 numri i viktimave! Mijëra të tjerë nën rrënoja

Më shumë se 800 persona janë vrarë dhe 2,800 të tjerë janë plagosur në tërmetin në Afganistan, tha një zëdhënës i qeverisë së talebanëve. Tërmeti...

Lajme të tjera

Web TV