“Viti i Ri do i gjejë me shtëpi të reja”, Veliaj miraton rindërtimin e 250 banesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

850 banesa individuale të rrënuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Tiranë do të ringrihen nga e para përmes fondeve të Rindërtimit.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot 250 kontrata të reja për familjet që mbetën pa strehë nga kjo fatkeqësi natyrore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siguroi të gjitha këto familje se Viti i Ri do t’i gjejë në shtëpitë e reja.

“Kemi mbyllur zyrtarisht menaxhimin e krizës për tërmetin e 21 shtatorit. Kemi shlyer pagesat cash për 1800 familje që patën dëmtime nga tërmeti i shtatorit, ndërkohë janë rindërtuar 60 shtëpi, të cilat tërmeti i shtatorit i dëmtoi përtej riparimit.

Mezi pres që të njëjtën gjë ta themi edhe për familjet e tërmetit të 26 nëntorit. Kemi filluar me dhënien e shtëpive të para, që janë ndërtuar përmes procesit të rindërtimit”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se në terren po ecet me ritme mjaft të shpejta çka garanton se brenda Vitit të Ri 850 familje që humbën banesat individuale nga tërmeti tragjik i Nëntorit të shkuar do marrin çelësat e shtëpive të reja.

“Do të ndihmojmë 850 familje me shtëpi individuale. Ndaj, një nga vendimet ka të bëjë me një shtesë të 250 kontratave të reja mbi ato që kemi miratuar në mbledhjen e kaluar, e cila na ndihmon që të fillojmë menjëherë punën për to.

Në disa raste kontaktorët e kanë bërë shumë më shpejt sesa afati 8 javor, madje disa shtëpi kanë mbaruar për 3-4 javë, disa do ta marrin të plotë afatin 8 javor duke qenë se janë në zona më periferike rurale, ku edhe transporti bëhet me kafshë, sepse janë realisht zona të thella”, tha Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/2801909643376232/

Të fundit

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend...

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji...

Lajme të tjera

Web TV