Angli/ Përleshje me thika në grup në rrugët e Birmingamit, dhjetëra të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Birminghamit në Britaninë e Madhe. Një numër i madh personash kanë marrë plagë të rënda si pasojë e goditjeve me thikë.

Njoftimin, policia e West Midlands e mori të dielën rreth orës 00:30, sipas orës locale.

Efektivët raportuan për shumë të plagosur ndaj iu kërkua njerëzve që të qëndronin larg zonës.

Dëshmitarja Cara, tha për mediat se pa “njerëz të shumtë që ziheshin me grushta”.

“Pashë shumë njerëz që ziheshin me grushta … njerëz nga pub-et dhe klubet dolën dhe filluan të shohin se çfarë po ndodhte. Kishte femra, meshkuj, të moshuar, të rinj. Meqë kam punuar në skenën e klubit për më shumë se dy vjet, gjithmonë kam parë zënka por asnjëherë si sonte.   Sjellja ishte krejt ndryshe. Fjalët që kam dëgjuar sonte në tre orë, goditjet me thikë, përplasjen e makinës dhe shumë gjëra të tjera janë akoma një tronditje kaq e madhe për mua.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, mirëpo policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet...

OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gaza

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje brenda gjashtë...

Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Nga Leonard Veizi Një mëngjes korriku, kur dielli ngjitej mbi kodrat e Podgoricës dhe tymi i barutit ende errëzonte qiellin, një trup luftëtari ra. Kishte...

‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë,...

Celine Dion i mahnit fansat me foto në pishinë

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, 57 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj duke postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet e relaksuar në një pishinë,...

Lajme të tjera

Web TV