Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet marrëveshjen e arritur mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet marrëveshjen e arritur mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përcjelle me vëmendje zhvillimet rreth bisedimeve në Uashington, në mes të delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ne konsiderojmë se marrëveshjet e arritura në Uashington, që kanë për synim parësor normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, janë një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe prosperitetit të gjithmbarshëm të tërë rajonit.

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do përmbyllet vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga çfarëdo ideje apo platforme që mëton të cenojë sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionalitetin e Republikës së Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konsideron se njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të të dyja vendeve, është një moment historik, që fuqizon pozicionin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe konfirmon lidhjet historike në mes të popullit shqiptar dhe popullit hebre.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është i inkurajuar nga roli aktiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo konfirmon, edhe një herë, rolin e pazëvëndësueshëm që SHBA-të kanë luajtur në vazhdimësi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për paqen dhe demokracinë në Ballkan.

Ombrella Euro-Atlantike është garancia më e fortë për paqen dhe sigurinë e rajonit tonë dhe shtylla kryesore e vlerave të demokracisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë sociale. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet europiane, që për vite kanë kontribuar në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, do e mbështesin përspektivën e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Europian.

Lexo edhe :  Mes fjalëve të rënda dhe akuzave personale/ Zbardhet i gjithë debati Trump-Zelensky

Në kohën kur në rajonin tonë vazhdojnë të jenë të pranishme agjenda dhe tendenca politike që të adhmen e rajonit e shohin jashtë kursit Euro-Atlanik, ankorimi i fuqishëm i NATO-s dhe BE-së në rajon bëhet edhe më i domosdoshëm.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përfiton nga rasti të theksojë se populli shqiptar, kudo ku ai jeton, është një komb me vokacion të fortë ndaj vlerave evropiane, një komb me diversitet besimesh, që jetojnë në harmoni të plotë ndërmjet tyre.

 

 

 

Të fundit

Nga shefa krimesh në burg, “SKY ECC” i nxori zbuluar në grupet e trafikut të kanabisit

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” të caktuara në mungesë për...

Shembet skela teksa punonte, plagoset rëndë punonjësi në Durrës

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas shembjes së një skele gjatë rikonstruksionit të një godine në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në...

Panairi i turizmit në Gjermani, flet përfaqësuesi i ITB: Në Shqipëri mësova mikpritjen

Në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit në Berlin ku kryefjalë do jetë Shqipëria, mbajti fjalën e tij një nga përfaqësuesit i ITB Berilin...

Nis ceremonia e Panairit të Berlinit, Shqipëria nderohet me çeljen e eventit

Berlin- Nis ceremonia e hapjes ITB Berlin 2025, ku Shqipëria turistike po i flet sot (3 mars) botës nga Gjermania, në Panairin e Turizmit. Vendi...

“Erdha djalë në Madrid dhe u largova burrë”, Benzema: Ndihem mirë, në Arabinë Saudite

Nga e kaluara te Real Madrid deri te transferimi te Al Ittihad në Arabinë Saudite. Sulmuesi Karim Benzema, ka prekur tema të ndryshme, në...

Lajme të tjera

Web TV