Mbi 2.5 orë i zhytur në akull/ I ‘çmenduri’ austriak thyen rekordin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë austriak theu rekordin e tij personal për kohën më të gjatë të qëndrimit në një kuti akulli.
Josef Koeberl arriti të qëndronte 2 orë, 30 minuta dhe 57 sekonda brenda një kutie qelqi të mbushur deri tek shpatullat e tij me akull. Më shumë se 200 kilogramë kube mbushnin kutinë ku Koeberl hyri brenda duke mos veshur asgjë përveç rrobave të notit.
Në mënyrë që të luftonte ‘dhimbjen’ e shkaktuar nga temperaturat e ngrirjes, Koeberl tha se ai po përpiqej të përqendrohej me mendime pozitive.

“Unë jam duke luftuar dhimbjen duke vizualizuar dhe tërhequr emocione pozitive në mënyrë që ta shuaj këtë valë dhimbjesh. Në këtë mënyrë unë mund të duroj”, u shpreh ai për gazetarët. Një turmë e vogël njerëzish vëzhgonin teksa Koeberl theu rekordin e tij të 2019-ës me 30 minuta në sheshin e qytetit Melk në Austri.
Pasi u nxor nga kutia e akullit nga ndihmësit, ai tha se shpina e tij ishte “për mrekulli”
Koeberl po planifikon të thyejë rekordin e tij përsëri vitin e ardhshëm në Los Angeles.

Ekipi i tij u shpreh se ky është gjithashtu një rekord aktual botëror kur bëhet fjalë për të ekspozuar trupin në akull.

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

70 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet mbështetëse të vitit 2025. Aplikimet e Skemës Kombëtare ishin...

Blue Star, ushtria indiane luftë të përgjakshme ndaj komunitetit sikh në Tempullin e Artë

3 qershor 1984 Në 3 qershor të të vitit 1984 nisi një Operacion i njohur si “Blue Star”. Ishte një ndërhyrje ushtarake e kryer nga...

Dumani: Hera e parë që shqiptarët fokusohen te drogërat sintetike

Për herë të parë, vihet re një “orientim” drejt drogërave sintetike të shqiptarëve që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Është ky rasti më...

Nga rreziku në mundësi: roli i sigurimit në hoteleri

Nga Avni Ponari CEO i SIGAL INSURANCE GROUP Sezoni turistik po afron. Shifrat e viteve të fundit rrisinpritshmërinë për një verë dinamike, si në bregdet ashtu...

Kërkesa e Lapaj/ Hapet një kuti votimi në Vlorë, të gjitha fletët rezultojnë me vulë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” së Adriatik Lapajt. U...

Lajme të tjera

Web TV