VOA: Shqipëria në krizë të thellë politike për zgjedhjet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi sot pothuaj 8 muaj përpara mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare pas një serie konsultimesh formale me partitë politike.

Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm në valën e një krize të thellë politike, që ka përfshirë vendin pas braktisjes së parlamentit nga opozita 20 muaj më parë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi tre ditë më parë, pasi doli nga bisedimet me presidentin Meta se vendi ka nevojë të ngutshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Shqiptarët kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjidhje sepse janë të lodhur nga propaganda, nga dështimet dhe mashtrimet” – tha zoti Basha.

Kryeministri Edi Rama ka thënë në forumet politike se “Partia Socialiste synon një mandat të tretë si alternativa më e mirë qeverisëse e Shqipërisë”.

Data e zgjedhjeve u dekretua, por reforma zgjedhore nuk është përmbyllur ende as në letër as në zbatimin konkret.

Si marrëveshja e qershorit ashtu edhe ndryshimet kushtetuese të korrikut kërkojnë një seri ndryshimesh në Kodin Zgjedhor dhe dhe në administratën zgjedhore.

Tensionet politike në Tiranë kanë arritur deri në atë pikë sa Fletorja Zyrtare nuk botoi një dekret të presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në tetorin e 2019.

KQZ dhe shumica socialiste i zhvilluan ato më 30 qershor, ndonëse rivalja kryesore, Partia Demokratike, i bojkotoi ato dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore.

Komisioni Zgjedhor duhet rindërtuar krejtësisht nga e para, dhe ende nuk kanë nisur një mori përgatitjesh të tjera, që kanë të bëjnë me administrimin elektronik të procesit zgjedhor.

Djegia e afateve ligjore dhe shtyrja e përgatitjeve dhe marrëveshjeve politike deri në ditët e fundit, hapja e fushatave elektorale shumë herët, si dhe mosnjohja e rezultateve zgjedhore janë pjesë e traditës problematike të politikës shqiptare, dhe i vetmi element i sigurt deri tani është vetëm data e dekretuar e zgjedhjeve./voa/

Lexo edhe :  Spiropali për procesin e anëtarësimit në BE: U sigurua nga Edi Rama dhe PS!

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Dhunoi vajzën e mitur të partnerit, procedohet penalisht TikTok-erja Genta Gjalpi

TikTok-erja Genta Gjalpi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas publikimit në rrjet të një video ku shfaqet...

Vajza e Bill Gates zbulon pa dashje detajin që nuk e dinte askush për të atin

Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, zbulon pa dashje një detaj personal dhe mjekësor për të atin. Gjatë një podkasti ku...

Berisha takohet me familje të vjetra tiranase: Ky komunitet mund diktatorët!

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një takim me familje të vjetra tiranase, të cilët ndërsa i falenderoi për mbështetjen, u premtoi se...

Parathënia e librit “Vite Poetike”, profil poetik nëpërmjet përjetimeve

Shkruar nga Marjana Bulku Zeneli Poetët munden t’i shprehin ndjenjat dhe emocionet në një mënyrë unike pasi ata kanë fuqinë t'i materializojnë ato në fjalë...

Edi Rama sulmon Adriatik Lapajn: Thonë se do bëjnë zgjedhje të tjera pas 11 majit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vijoi sot (2 maj) takimet elektorale, duke u zhvendosur në qarkun e Dibrës, në fushatë përmbyllëse për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV