Befason ministrja Shahini: Do të largohem nga qeveria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka treguar se nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve në 2021 dhe se për këtë vendim është njoftuar dhe kryeministri Rama.

Në një intervistë me Ilva Taren, Shahini tha se e mori këtë vendim pasi ajo do të largohet përfundimisht nga Shqipëria.

Pjesë nga intervista:

Çfarë ndjesie ju jep të jeni në qendër të punës, por edhe diskutimeve për t’i larguar nga qeveria?

Besa Shahini: Këto janë diskutime normale kur jemi futur zyrtarisht në vit parazgjedhor. Këtu reflektohen të gjitha deshirat, vullnetet, ambiciet brenda partisë dhe besoj se kjo është e shëndetëshme. Kjo tregon që është një parti dinamike.

Mendoni që dalin nga partia këto zëra për largimin tuaj?

Besa Shahini: Unë besoj që dalin nga gjithandej. Është një diskutim që nuk ndodh vetëm për PS, por ndodh për të gjitha partitë, por është e rëndësishme për ne tani për shkak se jemi duke qeverisur.

A është e vërtetë që do të ketë një largim tuajin?

Besa Shahini: Unë tashmë kam njoftuar edhe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim. Nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje. Ishte një vendim i vështirë për shkak se mua më pëlqen angazhimi politik dhe se unë e adhuroj Shqipërinë.

Mund ta dimë pse e keni marrë këtë vendim?

Besa Shahini: Jeta ime është pakëz e paqëndrueshme në Shqipëri. E gjithë familja ime jeton në Kosovë dhe përkundër afrimit që kemi bërë prapë jemi dy shtete të ndara. Në këto momente kur ka këto probleme prapëseprapë e sheh se nëse jeton me familjen larg është pak e vështirë të mirëmbahet puna që është mbingarkesë e madhe. I kam thënë kryeministrit të shërbej për sa kohe sa jam vlerë për ndërtimin e politikave arsimore dhe zbatimin e tyre.

Lexo edhe :  Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

‘5D’/ GJKKO dënon me burg drejtoreshën Deborah Keçi dhe disa zyrtarë të Bashkisë

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg drejtoreshën Deborah Keçi, për çështjen 5D. Dënimin me burg gjykata ia...

U dhunua brutalisht nga i dashuri/ Gjendet pa shenja jete 14-vjeçarja

14-vjeçarja Martina Carbonaro, e cila ishte zhdukur që nga 26 maji 2025, u gjet e vrarë brutalisht. Minorenja u gjet e vdekur në një...

Trump provokon pas deklaratës së Mbretit, “nuk heq dorë” nga Kanadaja

Nëse Kanadaja “shqyrton” heqjen dorë nga shtetësia e saj në këmbim të mbrojtjes nga sistemi i propozuar i mbrojtjes nga raketat “Kupola e Artë”,...

Liderët botërorë si fëmijë, seriali i ri rus për t’u shpjeguar gjeopolitikën të vegjëlve

Në Rusi ka nisur transmetimi i një seriali të ri të animuar për fëmijë me përmbajtje propagandistike dhe tematikë gjeopolitike. Seriali, i quajtur Sandpit,...

Shpresa shuhet në Gaza, embrionet e fekondimit in vitro shkatërrohen nga sulmet izraelite

“Nervat e mia janë të thyera”, thotë Noura, një grua 26-vjeçare palestineze, duke shpjeguar se ka mbetur “pa asgjë”. Pas vitesh trajtimi me IVF, ajo...

Lajme të tjera

Web TV