Deputetja greke, përkrah Erdogan: Nuk vijnë në Greqi sepse na duan

Një deputete greke sjell kritikat e saj për Athinën në lidhje me  besimin e saj të plotë te Franca, duke thënë se vendi europian po mbështet kombin e tyre për interesat e tij në Mesdheun Lindor.

“Askush nuk po vjen në Greqi sepse na duan. Ata nuk po vdesin për interesat greke”, tha Liana Kanelli, një anëtare e Parlamentit Grek për Partinë Komuniste.

Duke e quajtur bashkëpunimin e Athinës me Parisin një “gabim fatal”, Kanelli, e cila është gjithashtu një gazetare, ka thënë se disa njerëz brohorisin në favor të Greqisë dhe Francës, por ata duhet të kujtojnë ish-Presidentin francez Giscard d’Estaing, i cili fillimisht mbështeste hyrjen e vendit të tyre në Bashkimin Evropian dhe më pas deklaronte se Athina duhet të pezullohej nga blloku për politikat e saj monetare.

Duke iu referuar presidentit Rexhep Taip Erdogan, si truri strategjik pas Ankarasë që mbron interesat e vendit, Kalenni e quajti Turqinë një superfuqi rajonale. Ru.Do/ Fjala.al