Festivali i Këngës në RTSH mbahet në fundvit, ja ç’duhet të dini për t’u pranuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë fund dhjetor pritet të mbahet edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të festivalit, ku përmes një postimi është njoftuar se faza e parë është ajo e pranimit të këngëve në datë 1 dhe 2 tetor.

Postimi i plotë i RTSh:

Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59 të Këngës.

Përzgjedhja e këngëve pjesëmarrëse do të kryhet nga komisioni i seleksionimit të këngëve në bazë të dëgjimit të tyre. Konkurrentët duhet të dorëzojnë pranë stafit të festivalit në Radio Tirana ose në postën elektronike ?[email protected] këngën e plotë me të gjitha specifikimet teknike si më poshtë:

1. Versionin përfundimtar të këngës të kënduar në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.

2. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale me backvocal në formatin wave 16 bit 44.1 khz.

3. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale pa backvocal në formatin wave 16 bit 44.1 khz.

4. Partiturën Vokale (me nota) të këngës e shoqëruar me tekstin përkatës në çdo masë.

5. Partiturën e plotë të këngës në nota (transkiptimin) e cila do të ekzekutohet live, për të gjithë formacionin orkestral të Festivalit (orkestër simfonike + band).

6. Versioni MIDI FILE i këngës.

7. Tekstin e plotë.

8. Foto të këngëtarit nëse është pjesëmarrës për herë të parë në Festival.

9. Biografi e shkurtër artistike e këngëtarit (aktiviteti, pjesëmarrjet, çmimet etj).

– Të gjitha materialet e kërkuara më sipër duhet të jenë përfundimtare dhe të dorëzohen në datat 1 dhe 2 Tetor 2020 në zyrën e Festivalit në Radio Tirana ose postën elektronike [email protected]

Lexo edhe :  Zjarr në një magazinë në Pogradec, shpëtohet një person që jetonte në të

(Mos plotesimi i njërit prej elementëve të kërkuar e s’kualifikon këngën nga konkursi i përzgjedhjes).

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e...

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

SPAK është fitues përballë Veliajt, në betejën për manipulimin e opinionit publik

Mero Baze Ka një përpjekje për të konsideruar si krim përpjekjen e Erion Veliajt nga qelia e burgut për të ndikuar në media, dhe kjo...

Lajme të tjera

Web TV