Gjermania kërcënon Rusinë me sanksione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka ngritur mundësinë e sanksioneve ndaj Rusisë nëse Kremlini nuk jep informacion për helmimin e dyshuar të liderit të opozitës Alexey Navalny.

Maas i tha gazetës gjermane Bild am Sonntag se kishte “disa sinjale” se Moska ishte pas sulmit.

“Nëse në ditët e ardhshme Rusia nuk ndihmon në sqarimin e asaj që ndodhi, ne do të detyrohemi të diskutojmë një përgjigje me aleatët tanë”, i tha Maas të përditshmes gjermane, duke shtuar se çdo sanksion duhet të ketë “objektiva konkrete”. Gjermania është kreu aktual i Bashkimit Evropian.

“Ne kemi pritshmëri të mëdha nga qeveria ruse për të zbardhur këtë krim të rëndë”, tha Maas. “Nëse qeveria nuk ka asnjë lidhje me sulmin, atëherë është në interesin e saj ta mbështesë këtë me fakte”.

Maas madje nuk përjashtoi sanksionet kundër tubacionit në ndërtim e sipër Nord Stream 2, me vlerë 11 miliardë dollarë, që do të furnizojë gazin rus në Evropë.

“Shpresoj … që rusët të mos na detyrojnë të ndryshojmë pozicionin tonë për Nord Stream”, tha ai. Gjermania nuk do të ngurojë të veprojë në lidhje me ndonjë heqje të mundshme të projektit pas vlerësimit, tha Maas, dhe diskutimet mbi sanksionet nuk duhet të “reduktohen” në një pikë të vetme.

Më herët këtë javë, qeveria gjermane tha se zoti Navalny ishte helmuar me agjentin nervor ushtarak Novichok.

“Vetëm një numër i vogël personash kanë qasje tek Novichok-u dhe ky helm u përdor nga shërbimet sekrete ruse në sulmin kundër ish-agjentit Sergei Skripal”, tha Maas për gazetën Bild.

Autoritetet britanike kishin thënë se Novichok ishte përdorur kundër agjentit të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në 2018.

Lexo edhe :  A do ta mbajë premtimin e fushatës? Rama: Po, BE na ka hapur derën!

Duke folur para gazetarëve pas një takimi urgjent të ambasadorëve të NATO-s në lidhje me zotin Navalny në Bruksel të premten, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se, “çdo përdorim i armëve kimike tregon një mosrespektim total të jetës njerëzore dhe është një shkelje e papranueshme e normave dhe rregullave ndërkombëtare”.

Aleatët kishin rënë dakord, tha zoti Stoltenberg, se Rusia duhet të bashkëpunojë plotësisht në një hetim të paanshëm nën mbikëqyrjen e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Anëtarët e NATO-s gjithashtu ranë dakord se Rusia përballet me pyetje serioze që duhet t’u përgjigjet, tha ai.

Kremlini ka hedhur poshtë akuzat se fshihej pas sëmundjes së papritur të politikanit kryesor opozitar rus.

Navalny, një kritik i njohur i Presidentit Rus Vladimir Putin dhe denoncues i korrupsionit, u sëmur ndërsa fluturonte për në Moskë nga Siberia, duke shkaktuar një ulje emergjente në Omsk, Siberi.

Mjeku dhe ndihmësja e tij personale thanë se Navalny kishte pirë çaj të zi në një kafene të aeroportit, për të cilin ajo besonte se ishte mbushur me helm.

Tre ditë më vonë, zoti Navalny u transferua në Spitalin Charité në Gjermani për “diagnostikim të zgjeruar mjekësor” me insistimin e gruas së tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, shoqëruar dhe me protesta ndërkombëtare. /VOA/

Të fundit

Rama publikon videon me momente nga Samiti në Tiranë: Një ditë historike në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua ditën e djeshëm në...

Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

Në samitin e mbajtur në Tiranë, udhëheqësit më të lartë të Europës u mblodhën për të diskutuar sfidat më të mprehta të kontinentit nga...

Horoskopi i ditës së shtunë, 17 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Fundjava juaj do të jetë energjike, do të jeni plot dëshirë për të vepruar. Në dashuri do të ketë mundësi për takime...

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur me programin e tij bërthamor,...

Lajme të tjera

Web TV