Hungari/ Autonomi për universitetet, protestat e studentëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra persona krijuan një zinxhir njerëzor në Budapest për të përçuar një dokument në sheshin kryesor të godinës së parlamentit.

Rreth 8000 protestues morën pjesë në manifestim duke kërkuar autonomi për shkollat dhe liri për fushën artistike dhe edukimin.

“Nuk ka të bëjë me politikën. Është një çështje thelbësore për universitetin, studentët të jenë të aftë që të vendosin vetë për të ardhmen e tyre,” është shprehur profesor Janos Szasz.

Universiteti është institucioni i shtatë që transferohet në kontrollin e fondacioneve private ku bordi i drejtorëve zgjidhet nga qeveria.

Qeveria hungareze mohon pretendimet se po kufizon lirinë e shprehjes dhe thotë se privatizimi i universiteteve do t’i bëjë ata më konkurrues.

“Organizatorët prisnin të paktën 5000 pjesëmarrës për demonstratën, sepse aq ishin të mjaftueshëm për të krijuar zinxhirin njerëzor në parlament. Por shumë më shumë njerëz ishin të pranishëm. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në...

E konfirmon trajneri Le Bris, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i Sunderland

Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit. Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e...

Transferim i befasishëm, Jasir Asani prezantohet tek klubi iranian

Jasir Asani është zyrtarizuar në Iran. Klubi i Esteglal ka  gjetur marrëveshjen me Guangju për afrimin e sulmuesit shqiptar. Asani ka firmosur një kontratë, e...

Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën

Një vendgrumbullim mbetjesh urbane në zonën e Portëzit, përgjatë aksit Fier–Patos, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të diele (3 gusht). Ngjarja ka...

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i...

Lajme të tjera

Web TV