“Një grup turistësh më terrorizuan”, Mihal Kokëdhima: Kishin urdhër të më shkatërronin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit “Panorma” që bëri xhiron e rrjetit një vit më parë teksa sulmonte disa turistë spanjollë e ka mbaruar dënimin e tij me burg. E tani që është i lirë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” ku ka treguar versionin e tij për ngjarjen që ka bërë shumë bujë.

Gjatë intervistës Mihali u shpreh se një grup turistësh e terrorizuan dhe ata kishin marrë urdhër që ta shkatërronin.

“Një grup turistësh terrorizuan pronarin e lokalit. Nuk e patë që isha drejt vdekjes. Keni parë tjetër që ishte drejt vdekjes. Kërkohesha të mbahesha, i bija xhamit që të ndalonin. Kur pasagjeri i thoshte shoferit ndalo dhe mua më thoshin hidhu.

Ishte fuqia ime fizike që mbijetova. Momenti kur unë theva xhamin dhe mbaja dorën te kroskoti ata më gjuanin me shkelma. Kjo është e vërteta”, tha Kokëdhima për “Shqipëria Live”.

Sipas tij, e gjithë kjo ndodhi pasi ata kishin urdhër që ta shkatërronin. “Kishin marrë urdhër të më shkatërronin. Do të mbajnë përgjegjësi ata që më bënë një gjë të tillë. Ata më vranë, duhet të shkojnë në burg.

Dola para makinës të merrja atë që më takonte. Duhej të vinte policia kur e mora në telefon. Më shkatërruan  lokalin, më vodhën lokalin. Çfarë kërkonte e gjithë qeveria nga unë”, shtoi ai.

Mihal Kokëdhima dha gjithashtu edhe versionin e tij rreth kësaj ngjarje të bujshme, ku u shpreh se ai është viktima dhe se ai ka rrezikuar jetën e tij.

Kur gazetari e pyeti se pse reagoi ashtu, Kokëdhima u shpreh: “Ishte një nga ditët ku kishte punë, se stafi ynë nuk ishte i kualifikuar dhe unë punoja me sinqeritet, shumë klientë thoshin drekë si kjo nuk kemi ngrënë askund.

Lexo edhe :  Ulje tatimi dhe afate të reja për rivlerësimin e pronës/ Hap drejt formalizimit

Erdhën turistët spanjollë dhe ju thashë hajdeni në kuzhinë dhe shikoni peshkun dhe e zgjodhën vetë. Morën 8 racione. Pasi nisa ta rregulloja, kamerieri më thotë nga larg se nuk duan 8 por 5 racione. Unë kisha nisur t’i përgatisja dhe thashë është problem i tyre nëse do i hanë apo jo”.

“Pas 5 minutash dal dhe shoh që kishin ikur. U bëra kurioz se si ikën kur bënë porosinë. Shkova për t’i pyetur se pse ikën. Shoferi më vendosi duart në gryke dhe s’më la të lëvizja. Turistët u futën brenda në makinë, e më pas shoferi më la. Unë dola para makinës dhe ju thashë se nuk do iknin pa ardhur policia. Mora në telefon policinë dhe teksa isha para makinës ata u nisën.

E çfarë të bëja unë, u vendosa para makinës. Eci 200 metra dhe unë i kërkoja që të ndalonte. Ai që ishte në vend të parë me shoferin i bërtiste atij që të ndalonte, por ai thoshte jo do ta çoj deri në Sarandë. Isha shumë keq. Nuk e dija që kishte dalë video. Nuk donin as të bëja denoncim”, vijoi Mihali./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. I plagosur ka mbetur një burrë i moshës 40-45 vjeç, i cili është...

Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Max Verstappen do të garojë për RedBull në vitin 2026

Max Verstappen ka njoftuar se do të vazhdojë të garojë me RedBull në Formula 1 për vitin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve se...

Lajme të tjera

Web TV