Përzgjidhen nesër tetë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyyqësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e nesërme në orën 17:00 KLGJ do të hedhë shortin për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Shorti do të jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë./Jo.Be/Fjala.al

NJOFTIMI ZYRTAR
Të nderuar përfaqësues të mediave!

Lënda: Njoftim për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), si dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11700, datë 06.09.2020 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”do të organizojë, ditën e martë, datë 8 shtator 2020, ora 17:00, pranë ambienteve të tij, në adresën Godina “Poli i Drejtësisë” (Rr. ‘Ana Komnena), hedhjen e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon bashkëpunimin tuaj duke sjellë si të pranishëm  vetëm një përfaqësues gjatë hedhjes së shortit.

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV