10 gratë politikane që kanë ‘pushtuar’ ekranet shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndër vite është folur për një mungesë të femrave në parlament si përfaqësi, por së fundmi duket se ky raport ka ndryshuar.

Cilat janë femrat që  kanë rezistuar më gjatë në politikë dhe ekran?

Më poshtë do të njiheni me 10 politikane femra të cilat kanë një impakt të madh në publik  dhe  ato me daljet më të shpeshta në ekran.

Ja cilat janë ato:

1-Albana Vokshi është një ndër figurat politike më të njohura për publikun e cila ka rënë gjithnjë në sy për karakterin e spikatur, debatet e forta në Kuvend me Kryeministrin Rama, por e vënë në qendër të mediave edhe për pamjen gjithnjë të kuruar.

Sot e shohim ish-deputeten e Partisë Demokratike  më së shumti  në deklarata për shtyp, një formë që e ka zgjedhur për të qenë sërish pjesë e ekranit dhe politikës.

2-Grida Duma është një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike. Duma është shpesh pjesë e paneleve televizive, ku jep analizat e saj lidhur me fenomenet e ndryshme e sidomos për situatën politike.

Ish-deputetja është një ndër figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike e cila ka marrë me meritë një vend të rëndësishëm në politikë por edhe në ekran. Politikania më e komentuar në media për prezencën dhe hiret e bukura.

3-Elisa Spiropali, sot ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, e ka nisur herët karrierën e saj politike duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në Partinë Socialiste.

Ish-drejtoresha e Doganave është komentuar pa fund në media për shkak të detyrave të rëndësishme që ka patur gjatë qeverisjes së Kryeministrit Rama dhe mbështetjes që ka marrë prej tij.

E ftuar shpesh në debate dhe intervista për situatën politike në vend, sot shihet më rrallë në ekran për shkak edhe të angazhimit të saj si nëna e dy fëmijëve.

4-Monika Kryemadhi, vite më parë e njohur vetëm si bashkëshortja e Ilir  Metës sot ka krijuar figurën e saj të pacenueshme dhe me një karrierë të gjatë politike.

Angazhimi i saj në politikë ka filluar që prej vitit 1991 si një prej themelueseve të FRESSH , ndërsa sot mban postin si kryetare e LSI-së, një prej partive më të rëndësishme në vend.

Është një ndër politikanet femra që e shohim më së shumti në ekran për shkak të angazhimit të saj si një opozitare e përbetuar dhe si kundërshtarja më e fortë e Kryemistrit Rama. Së fundmi e vënë në qendër të mediave edhe për ndryshimet drastike në pamjen e saj.

5-Orjola Pampuri është një prej figurave më të dashura publike duke mos e lidhur kështu vetëm me përfshirjen e saj në politikë por edhe me kontributin e çmuar si psikologe dhe pedagoge e Universitetit të Tiranës.

Lexo edhe :  Berisha në Durrës/ Nëse s'e ndalojmë shpopullimin masiv, për 20 vite nuk do mbesë njeri

Pampuri ish-deputete e Partisë Demokratike e ftuar shpesh  në panele televizive për të diskutuar lidhur me situatat politike në vend, por edhe për fenomene sociale.

Në media, Pampuri njihet gjerësisht si specialiste e shëndetit mendor.

6-Rudina Hajdari edhe pse një nga figurat e reja të Partisë Demokratike ka qenë një ndër politikanet që ka marrë vëmendje të madhe të publikut.

E rikthyer nga Amerika për të vazhduar atë që la në mes babai i saj Azem Hajdari, iu bashkua politikës si deputete e Partisë Demokratike.

Një ndër politikanet që së fundmi e shohim shpesh në ekran për shkak të zhvillimeve të fundit politike , angazhimit të saj si pjesë e opozitës parlamentare dhe si e ftuar në intervista dhe panele televizive.

7-Jorida Tabaku është një ndër femrat më me influencë në politikën shqiptare. Përpos qëndrimeve politike, ajo komentohet shpesh për pamjen e saj, duke u renditur një ndër femrat më sharmante.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e cila ka mbajtur edhe postin e nënkryetares së bashkisë së Tiranës nuk i ka munguar ekranit dhe politikës pavarësisht angazhimit të saj si nëna e dy vajzave të vogla.

8-Ogerta Manastirliu është një ndër figurat politike që së fundmi po e shohim shumë shpesh në ekran, kjo lidhur edhe me postin që ajo mban në këtë periudhë pandemie.

Manastirliu e cila sot mban postin e ministres së Shëndetësisë e ka nisur karrierën e saj politike në vitin 2004 në bashkinë e Tiranës dhe sot mban një ndër postet më të rëndësishme në qeverisje.

E shohim shpesh në ekran si e ftuar në debate politike, intervista, por rrallëherë e kemi parë apo dëgjuar të flasë për familjen dhe jetën private.

9-Etilda Gjonaj është një ndër figurat e spikatura të Partisë Socialiste e cila mori vëmendjen e publikut menjëherë pas emërimit të saj si ministre e Drejtësisë.

Gjonaj ka ushtruar funksionin e  Komisionerit në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3-vjeçar, aktiviste e shoqërisë civile për më shumë se 11 vite dhe së fundmi në një nga postet më të rëndësishme politike si ministre e Drejtësisë.

Daljet e saj publike dhe televizive janë të ralla, një profil që ka zgjedhur vet ajo ta mbajë jashtë syve të publikut.

10- Kejdi Mehmetaj është një ndër politikanet me moshë më të re por me zellin më të madh për t’ju përkushtuar politikës.

Mehmetaj është pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim si deputete në Kuvend që prej  zgjedhjeve të 2017-ës, por me një angazhim të hershëm në strukturat politike rinore të kësaj partie.

E spikatur për thjeshtësinë e saj në pamje dhe karakter dhe me një profil shumë larg bashkëmoshatarëve të saj. Prej disa  vitesh pjesë e politikës , sot Kejdi Mehmetaj është vetëm 27-vjeç./Rezi Myslimaj/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV