“PD ecën e sigurt para”/ Basha: Rithemelimi-PS në garë kush shkon i pari në SPAK!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ndau në rrjetet sociale momente nga procesi I zgjedhjeve në strukturat e Partisë Demokratike. Ai tha se vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë teksa ironizoi Rithemelimin dhe PS se janë në garë kush shkon i pari në SPAK.

“Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika! Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.’- shkruan Basha./e.t

Të fundit

Trofeu “Dita e verës”, aktiviteti çiklistik në Elbasan tërheq vëmendjen e vizitorëve

Në qytetin e Elbasanit, ashtu siç është bërë traditë, është zhvilluar trofeu “Dita e Verës” në çiklizëm, një aktivitet...

Vatikani publikon foton e parë të Papës që nga shtrimi në spital

Vatikani ka publikuar foton e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital. Fotografia tregon Françeskun në kapelën e spitalit Gemelli në...

Dëshironi të bini nga pesha vetëm duke ecur? Zbuloni sekretin që fshihet pas

Për të ruajtur një trup të shëndetshëm, dy faktorët kryesorë janë aktiviteti fizik i rregullt dhe një regjimi i shëndetshëm ushqimor. Nëse këto dy...

Sula, pranë prehrit të doktorit? PD liron një vend në listë të hapur në Elbasan

Rebelimi i Dashnor Sulës duket se po jep rezultat. Partia Demokratike ka liruar një vend në listë të hapur për qarkun e Elbasanit, kur...

Erdogan kërkon nga Trump heqjen e sanksioneve për F-35.

  Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump ku Erdogan shprehu besimin e tij të plotë se...

Lajme të tjera

Web TV