Një i moshuar nga Shkodra mposht koronavirusin. Edhe pse ju desh të kalonte më shumë se një muaj i shtruar në spital, i moshuari 76-vjeçar, ia ka dalë.
Lajmin për shërimin e tij e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo tha se 76-vjeçari është kthyer pranë familjes së tij.
“Pas 40 ditësh të vështira në spital në luftë me virusin e rrezikshëm, 76 vjeçari nga Shkodra u rikthye sot pranë familjes, pasi e ka mundur sëmundjen, falë punës së palodhur dhe përkushtimit të stafit mjekësor. Mos e ulni vigjilencën, të zbatojmë rregullat”, shkruan Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1040942636361786