Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë/ Diplomati i lartë: Pjesë e një procesi historik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomati i njohur ka komentuar marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas nënkryetarit ekzekutiv të Këshillit Atlantik, dokumentet e nënshkruara nga Serbia dhe Kosova duhen parë si pjesë e një procesi më të gjerë historik, i cili po gjen zgjidhje.

“Pavarësisht faktit se pjesa më e madhe e marrëveshjes është për tema politike, në thelb negociatat dhe marrëveshjet në këtë kontekst janë politike”, tha ai në një intervistë për Radion Europa e Lirë.

Sipas Damon, tashmë duhet të ketë një angazhim të përbashkët të SHBA dhe BE për të ofruar mbështetje, por edhe për të bërë presion tek palët që marrëveshjet e arritura të gjejnë zbatim.

“Ka qenë një shenjë e mirë e përparimit për normalizimin e bisedimeve dhe dialogut Prishtinë-Beograd. Pas zgjedhjeve në Serbi dhe ndryshimeve të qeverisë së Kosovës, të shohësh vazhdim të normalizimit të raporteve, dialog dhe negociata me angazhimin e udhëheqësisë së Prishtinës dhe Beogradit, është një gjë pozitive. Kjo nuk ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse por mendoj se është pjesë e një procesi të gjerë historik që po zgjidhet, dhe përfaqëson edhe një hap përpara, pasi kemi SHBA-në që punon me të dyja palët për të marrë vendime për interesin e përbashkët, të fokusuar vërtet në aspektin ekonomik por sigurisht se ai politik është kyç”, u shpreh ai.

Se a do të ndihmojë ekonomia në arritjen e një marrëveshjeje politike midis dy vendeve, Ëilson tha se të gjitha janë të ndërlidhura.

“Të gjitha negociatat dhe marrëveshjet e kësaj natyre, pra që kanë të bëjnë me këtë kontekst, janë në thelb politike, edhe pse temat dhe çështjet janë me fokus ekonomik, vendimi që merret për të lëvizur përpara me ato është politik. Mendoj se është gjë e mençur nëse shohim sesi një marrëdhënie më normale në rajon mund të mund të prodhojë mundësi më të mira ekonomike, zhvillim dhe vende pune. Mendoj se sa më shumë që njerëzit në rajon të mund të shohin përfitimet ekonomike, atëherë kjo krijon një ambient më të favorshëm për të marrë vendime politike”./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Veliaj publikon bisedat e gjyqit: Një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit

Postimi i Veliajt: Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori...

Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

Klotilda Bushka paraqitet në SPAK. ne perditesim…

Media e njohur gjermane: Shqipëria e para në Europë me rritjen më të shpejtë të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër sukses të Shqipërisë në sektorin e turizmit. Portali i mirënjohur gjerman WEB.DE ka renditur vendin tonë të parin...

“Papa ndërron jetë”/ Postimi i rremë krijon panik në rrjet, Vatikani hedh poshtë aludimet

Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë kritike, teksa kreu i Kishës Katolike kaloi një natë të qetë, sipas asaj që raporton vetë Vatikani. Gjithsesi,...

Kreu katër vjedhje në 2 supermarkete, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi ka kryer 4 vjedhje në dy supermarkete gjatë dhjetë ditëve të fundit. Mësohet se i riu...

Lajme të tjera

Web TV