Mbi 1 milion euro fitime/Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një organizatë kriminale italo-shqiptare ndërkombëtare e trafikut të drogës u godit nga policia në Rimini të Italisë ditën e sotme.

Karabinierët shkatërruan bandën, duke arrestuar 6 persona ku 2 u dërguan në burg dhe 4 u lanë në arrest shtëpie. Sakaq u denoncuan 13 persona të çilet do të hetohen në gjendje të lirë. Operacioni zgjati 19 muaj dhe u quajt “Pony Expres”.  Bosi 26-vjeçar që u arrestua ditën e sotme, i shpëtoi dënimit disa muaj më parë.

I riu D.F lindur në vitin 1994, prodhues picash në Rimini është arrestuar për tregti droge dhe është vënë nën hetim në gjendje të lirë  shqiptari L.I. 32 vjeç.

Karabinierët dokumentuan një shkëmbim të 70 kilogramëve droge dhe priteshin të shkëmbeheshin edhe 150  në zonën e kamionëve pranë stendës së Rimini Nord. Transporti kryhej falë  bashkëpunimit me  B.R, një 38-vjeçar i cili ishte i ngarkuar me  punën e mbështetjes logjistike të bandës.

Një vitin 2019 një kamion i mbërritur nga Spanja bëri shkëmbimin me një fugon. D.F kishte aktivizuar një kanal furnizimi dhe fale bashkëpunimit të pakistanezit 53-vjeçar M.S. dhe  H.P me origjinë nga Ukraina të punësuar si korrier. Gjithashtu u kapen tre shpërndarës droge nga Italia, ku dy ishin vëllezër te moshës 28 dhe 26 vjeçar e tjetri 23 vjeç. Drograt u shitën në Rimini ku kërkesa rritet më shumë nga turistet e ardhur. 25-vjeçarit iu sekuestruan një vlerë prej 480 mijë euro, një makinë dhe një pjesë e apartamentit, kurse qarkullimi i parave u vlerësua me një shumë prej 1 milionë euro.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është...

Lajme të tjera

Web TV