Rama tregon rastin e mikut që humbi jetën nga Covid-19 dhe bën këtë apel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama teksa ka kërkuar të tregohet kujdes nga pandemia dhe të sillemi sikur e kemi virusin, pasi mund të rrezikojmë përhapjen e tij tek të afërmit, tregoi rastin e vëllait të shokut të tij, i cili e humbi betejën me Covid-19.

Rama tha se e njihte personalisht dhe ai ishte i ri. “Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën e nuk ishte në një moshë shumë të madhe, ishte i ri.

Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush dhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme te dikush tjetër.

Problemi është që shumë nga ne mund ta marrin e se marrin vesh që e kanë, s’ndiejmë asgjë, vazhdojmë jetën normalisht, e prandaj duhet të sillemi sikur e kemi virusin se ia kalojmë familjarëve, miqve e shokëve“, tha kryeministri Edi Rama.

Deklarata e shefit të qeverisë u bë nga Durrësi, në një takim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Leonik Tomeo”, për mënyrat se si do të zhvillohet mësimi këtë sezon./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2669634380021406/

Të fundit

Momente të frikshme në aeroport, një person i vë flakën sportelit të biletave

Një ngjarje e frikshme ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Terminalin 1 të Aeroportit të Malpensës, pas një zjarri...

Zini vendet tuaja, masakra është gati të fillojë: Debutimi i Tarantinos në West End?

Regjisori ka njoftuar se po i kthehet teatrit dhe së shpejti do të ngrejë një shfaqje në Londër. Grupet e publikut të shfaqjeve të...

Fshatrat e shkrumbuar të Gramshit/ Skënderbegas, banorët: Pamë ferrin me sy

Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit. Flakët që morën gjithçka që u dilte para shkrumbuan mijëra...

‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, te...

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria...

Lajme të tjera

Web TV