Sekuestrohen 60 kg kanabis në një fushë me qira në Lushnjë, pranga 28 -vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë N. Ç., 28 vjeç, banues në Bulqizë dhe ka shpallur në kërkim B. O., 45 vjeç, banues në Bulqizë. Këtyre dy personave gjatë kontrollit në kushtet e flagrancës në fshatin Savër, Lushnjë, në një ambient të marrë me qira , iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 kg cannabis sativa.

Policia ka arrestuar gjithashtu shtetasin E. V., 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier./Jo.Be/Fjala.al

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i tentativës së kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”.

Sekuestrohen 65 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Shtegtimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ç., 28 vjeç, banues në Bulqizë.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. O., 45 vjeç, banues në Bulqizë.

Gjatë kontrollit në kushtet e flagrancës në fshatin Savër, Lushnjë, në një ambient të marrë me qira nga këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 kg cannabis sativa.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u ndalua shtetasi E. V., 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier.

Lexo edhe :  “E ngjashme me patentën”/ Piloti tregon procedurat për të qenë pjesë e Forcave Ajrore

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV