Serbi/ Kërkohet vetizolim për ata që kthehen nga pushimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kthimi në Serbi i 25 mijë turistëve nga pushimet jashtë vendit gjatë muajit shtator mund të ndikojë në rritjen e numrit të të infektuarve ndërsa sugjeron vetëizolimin e tyre në shtëpi.

Kështu është shprehur epidemiologu Branislav Tiodoroviq, anëtar i Shtabit të Krizave.

“Kushdo që vjen në Serbi duhet të jetë i vetëdijshëm se me vete është duke bartur rrezikun, andaj do të ishte mirë një lloj vetëizolimi i tyre në shtëpi. Qoftë nëse fjala është për kthim nga pushimet verore apo për të ardhur nga një vend në tjetrin, të gjithë duhet ta kemi këtë zakon të kujdesemi për veten dhe të tjerët” tha Tiodorović në një intervistë për Blic.

Fillimi i vitit të ri shkollor, sipas tij mund të sjellë rreziqe të shumta sa i përket të infektuarve.

Tiodorović vijoi më tej duke thënë se është e rëndësishme që studentët, të cilët vijnë nga ato territore ku situata epidemiologjike është më e rëndë në raport me Serbinë, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë.

Sipas Tiodorović: “Sigurisht që respektimi i masave nuk iu referohet vetëm atyre që vijnë, por të gjithë popullsisë, sepse zbatimi dhe respektimi i masave është i një rëndësie të jashtëzakonshme për eliminimin e virusit”. /Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV