Suedi/ Basti më i çuditshëm që keni dëgjuar, fiton mbi 33 mijë euro me vetëm 20 cent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bast vërtet i çmendur është vendosur në Suedi, ku fati i ka buzëqeshur një personi që ka guxuar të vendosë një bast që asnjë nuk mund ta parashikonte.

Me vetëm 20 cent, qytetari suedez ka fituar 33.398 euro. Ai vendosi një bast të rrallë, pasi parashikoi një podium befasues në garën e Formula 1 në Monza të Italisë.

Sipas tij, në podium do të ngjiteshin Gasly, Sainz dhe Stroll, duke lënë jashtë favoritët si Hamilton, Vettel apo Bottas.

Për fatin e tij, gara solli një verdikt surprizues nga rrethanat që ndodhën, pasi favoritët nuk patën ditën e tyre më të mirë dhe ai arriti t’i fitonte mbi 33 mijë euro. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Turizmi në Durrës po rritet, 6500 vizitorë në Kullën Veneciane

Një nga pikat më të vizituara gjatë këtij sezoni në qytetin e Durrësit është Kulla Veneciane, monument i shekullit...

“Musiala, Musiala, Musiala”. Emri që trembi Florian Wirtz kur po bisedonte me Bayern

Më në fund zbulohet arsyeja pse Florian Wirtz i befasoi të gjithë duke refuzuar "ëndrrën e gjermanëve", Bayern, për t'u transferuar te Liverpool. Podkasti gjerman...

Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

Pamjet që shihni në këtë artikull janë sasitë e mëdha të kokainës që janë trafikuar në Europë nga grupi shqiptar, i cili kishte kontakte...

SPAK nis operacionet edhe në Zvicër, zbulohet arsyeja madhore

SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, shkruajnë mediat zvicerane “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar...

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll dhe kullotë, duke u përhapur...

Lajme të tjera

Web TV