Tushemisht/ Përplasen dy mjete, plagoset një nga shoferët

Një aksident ka ndodhur në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ndërsa bëhet me dije se një person është plagosur.

Dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën teksa udhëtonin në aksin rrugor të fshatit. Njëri prej shoferëve ka marrë plagë të lehta si pasojë e aksidentit dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit./re.gu/Fjala.al