Ushqimet që duhet shmangur gjatë kohës që jeni duke marrë antibiotik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit i cili i lufton bakteret e dëmshme në trupat tonë. Ky ilaç, ose i mbytë bakteret e dëmshme apo e pengon shumimin e tyre. Sidoqoftë, antibiotikët janë ilaç mjaft i fuqishëm dhe nuk duhet të konsumohet pa recetën e mjekut.

Kjo ngase mund t’i shkatërrojnë ato që njihen si bakteret e mira në zorrë, çka shkakton efekte anësore si përzierja, diarreja, fryrja e stomakut, mostretja, dhimbja e barkut dhe humbja e apetitit.

Derisa nuk ka shumë vend për t’u alarmuar, përdorimi i antibiotikëve në përgjithësi sugjerohet nga mjekët vetëm nëse nuk ka mënyrë tjetër të veprimit.

Ky ilaç funksionon dukshëm kundër baktereve të dëmshme, por efektet e tij anësore shpesh shkaktojnë parehati në metabolizëm dhe balance i baktereve në sistemin tonë të tretjes pengohet. Prandaj është mirë që gjatë kohës sa jeni duke konsumuar antibiotik, t’i pini dhe hani produktet e duhura, për t’i shmangur pasojat e rënda në organizëm dhe për të shpejtuar shërimin tuaj.

Probiotikët në thelb janë mikroorganizmat e gjallë që në të vërtetë janë formë e shëndetshme të baktereve. Ato ndihmojnë në zvogëlimin e efekteve anësore nga antibiotikët, por meqenëse ilaçi mund t’i shkatërrojë faktorët e dobishëm në probiotikë, zakonisht rekomandohet marrja e antibiotikëve dhe probiotikëve rreth 2-3 orë larg njëri-tjetrit. Edhe pas përfundimit të marrjes së antibiotikëve, është mirë që të vazhdoni të merrni probiotik për ta nxitur shërimin e stomakut dhe rivendosjen e ekuilibrit të baktereve të mira në trup. Disa lloje të probiotikëve që vijnë në formë të ushqimit janë, lloje të veçanta të jogurtëve, një pije e qumështit e quajtur kefir dhe lakra e fermentuar.

Ngjashëm me probiotikët, edhe prebiotikët luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e baktereve të mira në organizëm. Prebiotikët janë fibra dietale të patretshme për njerëzit, të cilët mund të konsumohen para, gjatë dhe pas konsumimit të antibiotikëve, për ta ndihmuar shëndetin e zorrëve. Ushqimet e tillë si, qepa, hudhra, banania dhe karçofi, janë të pasura me prebiotic dhe mund të përdoren në formë të dietës së shëndetshme.

Lexo edhe :  Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon emrin: Ja kush e çoi në burg reperin

Ushqimet e fermentuara gjithashtu përmbajnë mikroorganizma si dhe janë burim i shkëlqyer i baktereve të mira. Ky lloj ushqimi më së miri është të hahet i freskët, ngase nxehtësia nganjëherë i shkatërron bakteret e shëndetshme të cilët po provoni t’i fusni në organizmin tuaj.

Nëse tashmë jeni adhurues i perimeve të gjelbra, atëherë do t’iu gëzojë fakti se shumica e këtyre ushqimeve janë të pasura me vitaminën K. Këto produkte ndihmojnë në reduktimin e ndikimit të antibiotikëve në bakteret e mira, dhe sigurojnë që nivelet e vitaminës K në trupin tuaj të qëndrojnë stabile. Disa prej ushqimeve të pasura me vitaminën K janë, spinaqi, lakër brukseli, manaferra, fasulja, brokoli, thjerrëzat, arrat dhe drithërat.

Ushqimet që duhet shmangur gjatë kohës sa jeni duke marrë antibiotik…

Nëse vërtetë dëshironi të keni zorrë të shëndetshme gjatë kohës sa jeni duke marrë antibiotik, dhe t’ia ofroni trupit tuaj mundësinë më të mirë për të qëndruar i shëndetshëm gjatë këtij procesi, atëherë ekzistojnë disa produkte të cilat duhet t’i shmangni patjetër. Frutat agrume si, grejpfruti, limoni dhe portokalli, preferohet të eliminohen nga dieta juaj. Gjithashtu edhe alkooli pasi thuhet se ai i përkeqëson efektet anësore të antibiotikëve si dhe e pengon funksionimin e duhur të këtij ilaçi.

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV