Përvjetori i tragjedisë vdekjeprurëse të tenisit, një gjyqtar vdiq pas një goditjeje nga Edberg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidentet fatale janë shumë të rralla në tenis, ku episodi më i njohur mbetet ai i 10 shtatorit të 1983. Incidenti ndodhi gjatë finales së US Open Junior në përballjen midis suedezit Stefan Edberg dhe australianit  Simon Youl.

Në një shërbim, Edberg goditi aksidentalisht gjyqtarin Dicks Wertheimer, i cili humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga karrigia si pasojë e goditjes. Gjatë rënies, 60 vjeçari pësoi një goditje të rëndë në kokë çka i shkaktoi goditje në tru, për të cilën u transferua menjëherë në një spital pranë Flushing Meadow.

Arbitri i karriges vdiq më 15 shtator, pesë ditë pas rënies fatale.

Familja Wertheimer paditi Shoqatën Amerikane të Tenisit me 2.25 milion dollarë. Gjykata Supreme e Nju Jorkut vendosi që ndikimi i topit të goditur nga Edberg nuk ishte shkaku i vdekjes së Wertheim dhe e la çmimin me 165,000 dollarë.

Pas vdekjes së Wertheimer, Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) ndryshoi rregullat dhe gjyqtarët anësorë nuk qëndrojnë më ulur gjatë zhvillimit të lojës.

Stefan Edberg, i cili fitoi 6-2 dhe 6-4 ndaj Simon Youl në finalen e US Open Junior të 1983, u bë numri 1 i botës duke grumbulluar 41 tituj, ndërsa u tërhoq përfundimisht nga tenisi i luajtur në moshën 30 vjeçare.

Skualifikimi  i Novak Djokoviç nga US Open 2020 pasi goditi gjyqtaren anësore, i dha aktualitet rrezikut të goditjeve që mund të marrin gjyqtarët në tenis./Fi.Ak/Fjala.al

Të fundit

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Lajme të tjera

Web TV