Vuçiç i rikthehet marrëveshjes: Serbia refuzoi njohjen e ndërsjellë me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takuan javën e kaluar në SHBA, ku nënshkruan marrëveshjen për normalizimin ekonomik.

Por kreu i shtetit,serb,i është kthyer dhe njëherë kësaj çështjeje duke u shprehur se në takimin e Ëashingtonit, Serbia nuk e ka pranuar njohjen e ndërsjellë me Kosovën.

Marrëveshja, e nënshkruar në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, parashesh, mes tjerash, edhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit.

Duke folur për gazetën sarajevase “Dnevni avaz”, Vuçiç tha se Izraeli është shtet sovran dhe se ka të drejtë të bëjë çfarë të dëshirojë.

Ai shtoi se Serbia “i dërgoi një mesazh Izraelit, që është ishte i qartë”, por nuk dha më shumë detaje. I pyetur nëse në Washington është diskutuar për Bosnje e Hercegovinën, Vuçiç tha se është folur për rajonin në tërësi, por, para së gjithash, për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë.

“Nëse më pyesni nëse është biseduar për diçka specifike në Bosnje – jo, nuk është biseduar dhe as nuk ka qenë qëllim i ndokujt”, tha Vuçiç. Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Ai është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur disa herë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të arrihet atëherë kur të ketë njohje reciproke.

 

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV