Balla i sigurt në triumf: Jo vetëm Tropojën, PS fiton gjithë Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në çeljen e garës për zgjedhjen e lidershipit të FRESSH Voice tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës.

Balla theksoi se PS ka koalicion vetëm me njerëzit e thjeshtë teksa i duhet dhe një i tillë me të rinjtë dhe pikërisht FRESSH shërben si një urë lidhëse e fortë me ta. Po ashtu ai ka theksuar se më tetor, nëntor, dhjetor do të kalojnë në vlerësim gjithë deputetë, ministra por dhe vetë kryeministri që PS të formojë ‘kombëtaren’ për 25 prillin.

Ai garantoi se kësaj radhe PS nuk do të fitojë vetëm Tropojën, por gjithë Shqipërinë.

”PS ka koalicion vetëm me njerëzit e thjeshtë, ska as me Nardin, Vangjelin dhe Dash Shehin. Na duhet koalicion shumë i fortë me të rinjtë. FRESSH s’duhet të konsiderohet më si organizatë politike, por urë lidhëse mes PS dhe të rinjve. Do të ketë një rol shumë të rëndësishëm këto zgjedhje. Më lejoni t’ju falënderoj, dua të ndaj dhe diçka për atë që  do të bëjë PS.

Në tetor, nëntor, dhjetor do bëjmë një komunikim virtual për të marrë vlerësimet e çdo qytetari për performancën e ministrave, deputetëve dhe kryeministrit, të hartojmë kombëtaren e PS në 25 prillit. Nuk do fitojmë vetëm në Tropojë por në gjithë Shqipërinë.

Rifillimi i FRESSH Voice që nuk është një organizim partiak, FRESSH është një shkollë. E kam bërë këtë shkollë, me Ilirin dhe Monikën, por ata e tradhëtuan, kurse unë jam me ju sot këtu.

Duhet të falenderojmë, se gjatë izolimit dhe mbylljes, ishin qindra djem e vajza të FRESSH që iu bashkuan ekipeve të bashkive me në krye kryebashkiakët, sigurisht në koordinim me Ramën e Xhaçkën, për të çuar pakot tek familjet që ishin në nevojë, ilaçet tek gjyshërit dhe gjyshërve.

S’mund të rri për një replikë ndaj Opozitë srrugore, apo të Saliut, Lulit, Monikës e Ilirit. Se vërtet gjatë 7 muajve kemi pasur luftën gjatë pandemisë, por edhe një tjetër me panikun nga politikanët tipikë të së keqes.

Lexo edhe :  Uji i çezmave publike në Rrëshen i ndotur, ndërpritet furnizimi

Njerëzit duhet të rikujtojnë, në fillim sikurse e mbani mend kundërshtonin çdolloj mjeti të komunikimit publik të kryeministrit, ministres së shëndetësisë, bënin thirrje që qytetarët të lanin duart, të rrinin në shtëpi, mbanin distancë. Nuk rreshtnin konferencat nga divani, dhe u kërkonin njerëzve hesap dhe qeverisë pse u kërkon njerëzve të lani duart. Më pas historia e testeve, pse qeveria nuk bën teste, por e rrëzoi OBSH.

Më pas gjoja se qeveria po fshihte numrin e viktimave. Dhe kur filloi rihapja, nisën klithmat pse fillon gjendja e jashtëzakonshme. Dhe tani që shkollat duhen hapur, dhe është jashtëzakonisht e domosdoshme pasi mësimi bëhet në shkollë, se online një dorë tek mësimi tjetra te luga e kosit. Tani thonë s’duhet të nisë shkolla. Garantoj çdo prind se shkollat do të jenë të dezinfektuar dhe fëmijët duhet të mbajnë distancë e maska. Sot opozita është munduar të përdorë fatkeqësinë për politikë.

Kulmi i gjithçkaje është dhe pjesa që lidhet me marrëveshjen e detit. Kulmi është të dëgjosh Ilirin, Saliun, Bashën dhe Monikën të gdhihen si patriotë. Janë shpallur me vendim gjykate në 2009 si fajtorë për një marrëveshje antikushtetuese. Çdo rini duhet t’i thotë këtyre që s’duhet të flasin për këtë çështje të paktën.

Ne jemi në një mision historik. Jemi e vetmja parti që kemi kontribut konsekuent qoftë kur qeverisim, qoftë në 13 vite opozitë. Ishin në opozitë kur kundërshtuam çështjen e detit dhe marrëveshjen e 2009.

Sot Shqipëria është një vend që pret të fillojë bisedimet me BE, partner i SHBA, Rama drejton OSBE-në.”- tha Balla.

 

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Rinumërimi për Tiranën, si paraqitet shpërndarja e mandateve dhe kandidatëve

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po vijon me intensitet prej 8 ditësh tashmë, në pallatin e sportit “Farie Hoti”. Deri më...

Shifrat: turistët e huaj nuk po i zëvendësojnë dot shqiptarët e larguar

Në Shqipëri po vijnë më shumë turistë se kurrë më parë – mbi 1.3 milion hyrje u regjistruan vetëm në janar-mars 2025, një rritje...

Lajme të tjera

Web TV