Flet i dyshuari kryesor për vrasjen e Eglantina Bucit: Nëse e kam vrarë motrën të më ekzekutojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e ndodhur në vitin 2012, ndërsa trupi i Eglantina Bucit u gjetë i groposur në Malin me Gropa dhe për këtë vrasje akuzohen i ati, Faik Buci si dhe vëllai Shkëlzen Buci.

Në një intervistë për News24, Shkëlzeni ka deklaruar se ai nuk është i përfshirë në këtë ngjarje dhe as i ati i tij, ndërsa gjithashtu i kërkon personit që ka dëshmuar kundër tij dhe babait të deklarojë të vërtetën dhe të mos shpif.

Ai shton se kurrë nuk mund të vendoste dorë mbi motrën e tij, madje ai deklaron se nëse ai del autor i vrasjes, nuk do të pranojë që të dënohet, por të ekzekutohet.

“Si mund ta bëjë unë atë gjë te motra ime! Që të vëjë dorë. Ça më ka bërë ajo? Unë jam munduar që ta ndihmoj. Jemi rritur me një mijë hallë. Nëna me ka braktisur në 93. Më ka rritur njerka. Jemi rritur me halle 4 fëmijë. Na ka rritur me halle. Personi në fjalë thotë unë kam vrarë motrën time. Si mund të vë unë dorë te motra ime?! Unë i thoja motrës që; Të lutem na mblidh personat që të mbajnë, që të dëshmojmë në prokurori. E kam marrë me dhjetra herë prokurorin. Më thoshte; hiqe këtë emër se nuk është ky. I kemi këto ne. I di të gjitha këto prokurori. Janë personat që kanë shfrytëzuar postin e tyre, për të fshirë këtë maskaradë.”, tha Buci.

Pyetje nga gazetarja: Përveç akuzave që bëhen ndaj jush dhe ndaj shokut tuja,. Ju keni akuza dhe nga motra juaj, Elona që thotë se është e bindur se e keni vrarë ju..

“Unë motrën time, Eglantinën, se kam prekur kurrë me dorë në jetën time. Eglantina zgjodhi rrugën e vet, dhe askush se ka penguar. E luta që të vinte në shtëpi, s’pranoi me ardh. Më tha; kam jetën time. E dhe i thash; ta jetosh si të duash. Po cili baba në botë të më japë urdhër mua që të vras motrën time dhe ta çoj me shokun tim?! Ky është super krim. Ai person që ka kryer këtë gjë, s’meriton burgim. Nëse unë dhe familja ime ka dorë sa fija e flokut. S’do pranojë dënimin, por ekzekutim për këtë çështje, regjistrojë këtë bisedë. Drejtësia do të dalë. Unë kam bërë një krim në 2017, për atë krim po bëj dënimin. Ishin hallet e mia personale që kam bërë. Nesër kam bërë një krim, s’jam vrasës i motrës time. Asnjë minutë nuk jetoj nëse e kam bërë, se mbaj dot në ndërgjegje.”, rrëfeu Buci./re.gu/Fjala.al

Të fundit

“Kokërr vote nuk vjen”, kur Murrizi paralajmëronte Flamur Nokën për humbjen e 11 majit

"PD ka pësuar dëme nga heshtja dhe servilizmi i një grushti të pështirë hileqarësh” Myslim Murrizi, i cili kandidoi në...

Presidenti Zelensky vizitë në Berlin, takohet me kancelarin Merz

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shtrënguar sot duart me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Berlin dhe është mirëpritur me një ceremoni zyrtare ushtarake pas...

Ndahet nga jeta kitaristi dhe producenti legjendar i rokut, Rick Derringer

Kitaristi dhe producenti legjendar i rokut Rick Derringer ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga gruaja e tij në një deklaratë...

Mourinho: “Shpresoj që Interi të fitoj Championsin por tripleta është vetëm e imja”

Interi ka mundësinë të fitojë Ligën e Kampioneve, një trofe këtë sezon, pasi dështoi në kampionat dhe në Kupë. Në prag të kësaj finaleje me...

Reagimi i ambasadës së SHBA për zgjedhjet/ Berisha: Ishte përgëzim për popullin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila përgëzoi popullin shqiptar pas zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV