Nuk justifikonte pronat dhe apartamentet, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Artur Gaxha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit Artur Gaxhajn.

KPK-ja ka konstatuar se Gaxhaj kishte një sërë problemesh në deklarimin dhe justifikimin e pasurisë së tij dhe ka vendosur përfundimisht shkarkimin e tij nga detyra.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të pasurive në seanca të mëparshme nuk kishte konstatuar parregullsi në pasurinë e gjyqtarit Gaxhaj, por KPK-ja e rrëzoi këtë gjatë seancës gjyqësore.

Sipas relatores Qirko, Artur Gaxha rezulton me shumë parregullsi dhe me pamundësi financiare për krijimin e pasurive të tij dhe marrjes se huave.

Vet Gaxha shprehet se raporti i KPK-së ka gabime të rënda dhe është i pabazuar në prova.

Artur Gaxha ka filluar karrierën e tij në fushën e drejtësisë në vitin 1995. Për më shumë se një dekadë ka punuar në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në vitin 2016 është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Vendimi i komisionit është bazuar në një raport i cili konstaton pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti në Tiranë rreth 180 m2 në vitin 2015, me vlerën e 200 mijë eurove.

Si burim krijimi të kësaj pasurie, ai ka deklaruar një kredi në vlerën 120 mijë euro, 41 mijë euro të përfituara nga shitja e një apartamenti në Golem, 1.5 milionë lekë nga shitja e një automjeti dhe kursime familjare.

Përpos kësaj, janë konstatuar edhe parregullësi të tjera në lidihje me pasurinë. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV