Pas Mediut edhe Dashamir Shehi ‘tradhton’ Bashën/ I del krah Jozefina Topallit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shfaqi shenja pakënaqësie ndaj kreut të opozitës. Lulzim Basha.

Ndërkohë, ditën e sotme edhe Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka mbështëtur Jozefina Topallin për qëndrimet dhe idetë e saj, duke dalë indirekt edhe kundra Bashës.

I ftuar pasditen e sotme në Report Tv, Shehi tha se mbështet idenë e Jozefina Topallin që vendit i duhet një ndryshim i rëndësishëm e jo vetëm një rotacion politik.

“Jam dakord me Topallin kur thotë se nuk kemi nevojë thjesht për rotacion, por kemi nevojë për një përmbysje të madhe”, shprehet ai. Por për të arritur ndryshimin, sipas tij, nevojitet kontributi edhe i Jozefina Topallit.

“Për mua është e mirëpritur përtej ideve që i shpreh me një pathos të madh, por unë gjykoj që Shqipëria ka nevojë për bijtë e bijat e veta ku hyn edhe Jozefina.”

Shehi pranon se edhe ndaj tij ka patur oferta për të lënë aleancën me Lulzim Bashën, por thotë se ata që kanë marrë përsipër të bëjnë ndryshimin, duhet ta bëjnë me ndershmëri dhe jo nëpërmjet pazareve.

 

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

60-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, kërkohen 20 mijë euro për operim në Turqi

60-vjeçari, Mentor Smuja, po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se dy vitesh. Aktualisht ai është i shtruar...

Lajme të tjera

Web TV