Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, marrin pasaporta shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera Fejzullahu kanë mundur së fundmi të marrin nënshtetësinë shqiptare duke marrë pashaportat nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Fejzullahu ka zgjedhur ta falenderojë publikisht Metën, duke shkruar fjalët më të veçanta për këtë moment të shumëpritur nga ana e tij, bashkangjitur me ndjenja patriotizmi.

“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dékretin tuaj per shtetesine Shqiptare . Me keni bere krenar me kete, keni nderuar punen dhe angazhimin tim nji jete te tere ne rriten dhe lartesimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo neper bote . I dashur President , une sot me pasaporten Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha qe nga dita kur linda .Nje jete te tere vogelsia ime ishte ne sherbim te Shqiperise , Kosoves, asaj Shqiperise gjeografike te ciles ju i sherbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Te faleminderit shume! Ndjehem i vleresuar dhe respektuar e kjo per mua do te thote shume”, ka shkruar Sabriu në postimin e fundit ku shfaqet së bashku me pasaportat në dorë pranë flamurit shqiptar dhe bashkëshortes.

Me siguri ky moment e ka lumturuar pafund artistin e njohur kosovar, i cili ka kontribuar për kaq vite me projektet e tij muzikore në estradën shqiptare. Edhe bashkëshortja e Sabriut ka treguar me postimin e fundit se është mirënjohëse për këtë moment dhe shumë e lumtur që mund të mbajë në dorë pasaportën shqiptare.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV