SHBA/ Më shumë se 1 mijë studentë kinezë me viza të revokuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA ka revokuar vizat për më shumë se 1.000 shtetas kinezë, në tre muajt e fundit, në bazë të një urdhri presidencial për të pezulluar hyrjen nga Kina të studentëve dhe studiuesve që konsiderohen si rrezik për sigurinë.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë akuzuar Kinën për praktika të padrejta biznesi dhe përpjekje për të vjedhur hulumtimet për koronavirusin.

Kjo është hera e parë që Departamenti i Shtetit ofron shifra mbi efektet e urdhrit të Trump.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha më 9 shtator se, veprimi po ndërmerrej nën një urdhër të shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 29 maj në përgjigje të veprimeve të Kinës që kufizojnë demokracinë në Hong Kong.

Kina tha në qershor se kundërshtonte me vendosmëri çdo lëvizje të SHBA-së për të kufizuar studentët kinezë në Shtetet e Bashkuara dhe i kërkoi Uashingtonit të bënte më shumë për të rritur shkëmbimet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve aktualisht janë në nivelet më të ulëta në histori, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë mosmarrëveshje për çështje që variojnë nga tregtia dhe të drejtat e njeriut, pastaj Hong Kongu dhe pandemia e koronavirusit.

Gati 370.000 studentë nga Kina u regjistruan në universitetet e SHBA-së më 2018-19. Zëdhënësja tha se studentët dhe studiuesit e prekur përfaqësojnë “një nëngrup të vogël” të atyre që studiojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ne vazhdojmë të mirëpresim studentë dhe studiues të ligjshëm nga Kina të cilët nuk ndjekin qëllimet e Partisë Komuniste Kineze për dominimin ushtarak”, tha ajo. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Kandidatja intimidohet nga persona me armë në brez, Adriatik Lapaj: Policia të veprojë!

Kryetari i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka denoncuar një ngjarje në qytetin e Durrësit. Sipas tij, një kandidate...

Dy persona në kërkim, kanosën me armë familjarët e kandidates së PS-së në Lezhë

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë familjarët...

Mediat greke mbrojnë Fredi Belerin: Eurodeputeti do që të rishikohet dënimi me burg

“Në një përpjekje për të ndrequr padrejtësinë që pësova, duke u burgosur për 16 muaj dhe duke më hequr mundësinë për të marrë detyrën...

5 maji i brekëgrisurve

Dritan Hila 5 maji është dita e dëshmorëve. Lidhet me vrasjen e Qemal Stafës. E caktuan komunistët në nder të shokut të tyre të rënë...

“Ndjesë që përkëdhela Ilir Vrenozin”, Rama: E ktheu në shfaqje porno-politike!

Kryesocialisti Edi Rama vijoi sot turin e tij elektoral në qarkun e Korçës. Pas prezantimit të investimeve 12-vjeçare nga qeveria socialiste në tre mandate...

Lajme të tjera

Web TV