Tragjike/ Babai i dy fëmijëve pasi darkon me familjen, i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 51-vjeçar në qytetin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi.

Shpëtim Krasi e kishte menduar deri në detaje vetëflijimin e tij. Pasi kishte darkuar qetësisht me familjen në banesë, që ndodhet në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit, ai kishte konsumuar “fostoksinë” dhe ishte shtrirë për të fjetur.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e djeshëm. Familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit ku pas ekspertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit “fostoksinë” në gjak.

Shpëtim Krasi ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat.

Sipas familjarëve ai ishte një njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja depresioni.

Por kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten,me të cilën ishte në procedurat e divorcit.

Familjarët dhe të afërmit kanë deklaruar në polici se ky mund të ketë qenë i vetmi shkak që e çoi drejt vetëhelmimit 51-vjeçarin nga Berati.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, vdekja ka ardhur si pasojë e vetëhemimit pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune. Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV