Në vitin 1918 Ernest Hemingway iu bashkua Kryqit të Kuq si shofer ambulance në frontin e luftës në Itali.
Ndërsa këtu, në moshën 18 vjeçare plagoset rëndë dhe dërgohet në spitalin e Milanos ku dashurohet me një infermiere, e cila i mjekoi atij plagët.
Emri i saj ishte Agnes von Kurowski.
Kjo grua e inspiroi të shkruajë veprën “Lamtumirë armë” (A farewell to Arms) i cili u hodh në qarkullim në vitin 1929.
Në gjuhën angleze “A farewell to Arms” ka 2 kuptime: Lamtumirë armë dhe lamtumirë krahëve. Ndoshta bëhet fjalë për krahët e Agneses./Bl.Ba/Fjala.al
