Debate midis Izraelit dhe Palestinës, çështja ende e pazgjidhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhëniet izraelito-palestineze janë një histori lufte të vazhdueshme prej shumë kohësh.

Përpjekje të shumta janë bërë për ta zgjidhur konfliktin, si pjesë e procesit të paqes izraelito-palestineze.

Në vitin 1952, Izraeli vendosi që në pjesën perëndimore të tij të ndërtohej një qytet i ri, Jerusalemi Perëndimor, që do të shërbente si kryeqytet i këtij shteti.

Pas vitit 1967, kur Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor, e kaloi Jerusalemin nën varësi të tij, si kryeqytet i pandarë i shtetit izraelit.

Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të kalojë në varësi të shtetit të ri palestinez dhe të jetë kryeqytet i tij, por izraelitët deklarojnë se gjithë qyteti është kryeqytet i Izraelit.

Në vitin 2000, në Kemp Dejvid, të dyja palët arritën një marrëveshje, sipas së cilës, Jerusalemi do të ndahej dhe pjesa lindore do t’i kalonte Palestinës. Por, lagjet e reja të krijuara në zonën lindore nga kolonitë izraelite do të ishin nën sovranitetin e Izraelit dhe qyteti do të ishte i hapur me forca sigurie të përbashkëta nga të dyja vendet.

Për zgjidhjen e çështjes palestineze, në përgjithësi, dhe qytetit të Jerusalemit, në veçanti, janë mbajtur më dhjetëra takime ndërkombëtare me prezencën e autoriteteve palestineze dhe atyre të Izraelit.

Në këto takime janë hartuar disa plane dhe marrëveshje, të cilat fatkeqësisht kanë mbetur vetëm në letër dhe kanë mbetur të pazbatueshme në terren, ndërsa konfliktet ndërmjet palestinezëve dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë.

Një kthesë në politikën ndërkombëtare që ka kthyer vëmendjen tek ky konflikt është vendimi i presidentit Trump për të mbështetur Izraelin dhe për të zhvendosur ambasadën amerikanë në Jeruzalem duke e njohur si kryeqytet të Izraelit. Deri tani në Jerusalem ambasadat i kanë zhvendosur vetëm SHBA dhe Guatamela.

Lexo edhe :  "Jemi të përgatitur!" Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

Evropa konsideron se statusi i qytetit duhet të zgjidhet mes Izraelit dhe Palestinezëve. Dhe së fundmi Serbia bëhet shteti i parë evropian që pritet të zhvendosë ambasadën në Jeruzalem.

Po ashtu gjatë marrëveshjes në SHBA dhe Kosova do të zhvendosë ambasaden në Jeruzalem. Bashkimi Evropian paralajmëroi Serbinë dhe Kosovën se zhvendosja e ambasadave të tyre rrezikon anëtarësimin në BE. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Ky po bëhet një vend absurd

Nga Ilir Yzeiri Jo se më parë nuk ka qenë i tillë, por, tani, sa vjen e më shumë, ky...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosurish

Një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar të premten, mëson Radio Evropa e Lirë nga një...

‘Të penduarit e drejtësisë, ndihmë në hetime’/ Sky Ecc zbërtheu rrjetin kriminal

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin e Lalzit ditën e sotme....

Hapet tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet...

Belina Pupa reagon pas akuzave publike për kultivim të bimëve narkotike

Belina Pupa ka reaguar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të dhe Elvis Pupën për kultivim të bimëve narkotike dhe lidhje të paligjshme të...

Lajme të tjera

Web TV