“Dua të ketë një varr”, xhaxhai i Eglantina Bucit kërkon eshtrat e mbesës

Xhaxhai i Eglantina Bucit kërkon eshtrat e mbesës. Bashkim Buci është paraqitur në policinë e Tiranës dhe ka kërkuar që morgu t’i dorëzojë eshtrat e 23-vjeçares që të ketë një varr.

Prokuroria akoma nuk ka marrë një vendim mbi kërkesën e tij për shkak se vijojnë hetimet për vrasjen.

Eglantina Buci u ekzekutua nga vëllai i saj 8 vite më parë në malin me Gropa në Tiranë. Familja nuk e pranonte faktin që vajza ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte në zonën e Freskut.

Përballë kësaj situate, babai Faik Buci thuri planin, ndërsa djali Shkëlzen Buci e ekzekutoi motrën e tij.

Krimi makabër u zbulua nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, shok i Shkëlzen Bucit, që kishte qenë i pranishëm në momentin kur vëllai vrau motrën./Bl.Ba/Fjala.al