Është plotësuar kuota e kalimit prej 300 personash në Kapshticë.
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit ka njoftuar që policia greke ka pezulluar punën dhe se nuk do të lejohet kalimi i qytetarëve të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të Kapshticës për ditën e sotme./Jo.be/Fjala.al
Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!