Opozita maqedonase nuk ka pritur të kalojnë 100 ditë për të kritikuar punën e qeverisë, por që në ditët e para të punës së saj ka nisur me aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe protestuat, të cilat siç thonë drejtuesit e opozitës do të organizohen sa herë që pushteti do të shkel të drejtat e qytetarëve.
Protesta e parë u mbajt kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për çka tani një kohë të gjatë po proteston edhe sektori civil.
“Koalicioni që udhëheq VMRO DPMNE-ja është koalicioni popullor dhe tani e tutje do ta shihni duke protestuar në rrugë për çdo padrejtësi që i bëhet këtij populli.
Do të dalim në rrugë të gjithë së bashku për çdo padrejtësi apo vjedhje që i bëhet këtij populli, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për maqedon, shqiptar, turq, serb, boshnjak, rom, apo pjesëtarë të bashkësive tjera etnike”.
“E njëjta do të vazhdojë edhe brenda Kuvendit, ku deputetët tanë se bashku me deputetët tjerë opozitar do të luftojnë kundër çfarëdo qoftë padrejtësie”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në protestën e organizuar në Shkup.
Nga qeveria kanë thënë se protestat janë e drejtë legjitime e garantuar me Kushtetutë, por në rastin e opozitës, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se sheh “frustrim” nga humbja e zgjedhjeve.
Ai ka ftuar opozitës për qasje konstruktive dhe paraqitjen e pakënaqësive në Kuvend, ku edhe mund të debatohet për çdo vërejtje të saj. Ru. Do/ Fjala.al