Ministri turk i ‘shtrëngon dhëmbët’ Greqisë: Rri urtë, mos u bëj meze…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta në distancë me deklarata paralajmëruese mes Greqisë dhe Turqisë duket se po mer përmasa të tjera çdo ditë.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar i ka dërguar një mesazh të fortë Greqisë duke e paralajmëruar që të mos bëhet “meze” për interesat e të tjerëve.

Akar kishte parasysh Francën kur i drejtoi mesazhin Greqisë, e cila sipas tij përdor helenët për interesat e saja në rajonin e Mesdheut.

“Greqia nuk duhet të bëjë asgjë në këtë krizë. Thjesht të rrijë urtë dhe të mos bëhet meze për interesat e të tjerëve“, u shpreh Akar duke kërcënuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë Greqinë.

Konteksti i mesazhit dhe mënyra se si ai u shpreh nga ministri i Mbrojtjes është cilësuar një kërcënim për luftë nga mediat greke nisur edhe nga fjalia “të mos bëhen meze“.

Turqia dhe Greqia janë në një përballje jo vetëm diplomatike sa i përket Zonës Eksluzive Ekonomike përreth ishujve përballë Turqisë në Egjeun Lindor duke bërë që dy vendet e NATO-s të rrezikojnë edhe luftën.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV