“Sekreti i një martese të lumtur” Timo Flloko dhe Vera Grabocka, suksesi në jetën pas skenave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e tyre e dashurisë nisi në korridoret e Akademisë së Arteve, për t’u shndërruar më pas në veprën e tyre të artit që bëri dhe vazhdon të bëjë bashkë edhe pas kaq vitesh Timo Fllokon dhe Vera Grabockën.

Aktori i mirënjohur dhe regjisorja e suksesshme janë dy personazhë mjaft të njohur për publikun shqiptar, të cilët pas kaq vitesh arritje në skenë, vazhdojnë të triumfojnë edhe me dashurinë e tyre në jetë.

Aktori ndau me publikun dhe momente të jetës së tij personale, sidomos në raportin që ka me bashkëshorten e tij, regjisoren Vera Grabocka, duke zbuluar kështu edhe një sekret të historisë së tyre të dashurisë.

“Verës ia dëgjoj gjithmonë mendimin. Ajo nuk gabon, ajo di të thotë çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Për mua ka shumë rëndësi opinioni i saj. Është e para që lexon poezitë e mia, kritikja, por edhe mbështetësja ime më e madhe pa të cilën nuk do të isha ky që jam.”-është shprehur aktori.

Suksesin, ajo e ka shijuar gjithmonë pas skene pa preferuar asnjëherë me zë meritën e saj. Por edhe këtë të fundit, gjithmonë e ndan me bashkëpunëtorët, madje ‘copat më të mëdha të tortës’ ua lë gjithmonë atyre.

Me natyrë jo më pak modeste është edhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur Timo Flloko, i cili, në të paktat raste kur i duhet të flasë publikisht, nuk harron asnjëherë të përmendë mbështetjen absolute të Verës.

Vera i shijon poezitë e mia si fëmijë. E ka aftësitë ta dallojë menjëherë çfarë i pëlqen e çfarë jo. E thotë çfarë bën e çfarë nuk bën”, – thotë Timo për bashkëshorten duke u ndalur sidomos te aftësia e saj për ta shijuar e interpretuar poezinë. Madje, edhe kur i lexon poezitë me zë të lartë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Flet vëllai i 56-vjeçarit të vrarë në Fier: Kisha dy vite pa folur, nuk e linte gruaja

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm pas vrasjes së Anesti Rama,...

Zjarr në pyllin e Lybeshës, terreni malor bën të vështirë punën e zjarrfikësve

Një vatër zjarri ka rënë në pyllin në fshatin Lybeshë, në Njësinë Administrative Vërtop, në Poliçan. Mësohet se flakët kanë rënë në një sipërfaqe...

Fotografonte vajzat në tualet, dënohet me 18,5 vite burg

Një ish-stjuard i linjës ajrore “American Airlines” është dënuar me 18,5 vite burg për vendosjen e një telefoni të fshehur në tualetin e avionit...

Vajza nga Fieri i mori jetën babait sepse ai… nuk e lejonte të argëtohej

Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel...

Ndërron jetë legjenda e wrestling, Hulk Hogan

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz në të gjithë botën, përfshi...

Lajme të tjera

Web TV