Skandali/ Kompozitori i njohur denoncon me emër kolegun që i vodhi këngën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plagjatura është bërë një problem shqetësues për krijuesit, autorët e këngëve apo shkrimtarë dhe intelektualë që kanë dhënë kontribut të çmuar në fusha të ndryshme.

I tillë është rasti i kompozitorit shqiptar i cili jeton në Amerikë.
Aleksandër Vezuli ka denoncuar kolegun e tij për vjedhjen e një kënge e cila mban emrin dhe firmën e kompozitorit.

Në një postim në rrjetet sociale Vezuli ka shpërndarë një video duke nxjerrë pjesë nga kënga që Bahri Rustja e konsideron si të tijën, duke e krahasuar kështu me kompozimin origjinal të tij.

Kompozitori i njohur shprehet i zhgënjyer duke e quajtur këtë vepër pabesi e tradhti.

Vezuli e ka akuzuar Bahri Rustjan se përveç këngës së tij ka vjedhur refrenin duke e përshtatur me melodinë nga Habanera operës së famshme “Karmen”  të kompozitorit francez Zhorzh Bize.

“Kam 50 vjet si kompozitor, dhe një pabesi e tradhëti e tillë nuk më ka ndodhur kurrë. Nuk ta pata për borxh këtë pabesi, këtë tradhëti, këtë vjedhje ndaj muzikës sime, o Bahri Rustja. Ma bëre hak…” shkruan Vezuli.

https://www.facebook.com/aleksander.vezuli/posts/4334533149953522

Të fundit

Polici tenton të grabisë ish-burrin e së dashurës, bie nga dritarja dhe vdes

Një inspektor policie nga Brçko në Bosnje dhe Hercegovinë vdiq dhe sipas informacioneve, incidenti ishte rezultat i përpjekjes së...

Siria rinis bisedimet me Izraelin pas 25 vitesh

Pas më shumë se dy dekadash, Siria konfirmon kontaktet me Izraelin për herë të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm diplomatik në rajon. Takimi...

Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur në...

SHBA dhe Evropa, plane ushtarake për të mbështetur negociatat në Ukrainë

SHBA-të dhe një sërë vendesh evropiane kanë njoftuar zhvillimin e planeve të veprimit ushtarak që synojnë, sipas Perëndimit, të mbështesin bisedimet për zgjidhjen e...

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. "Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi...

Lajme të tjera

Web TV