Blerim Bizgjonin, 46-vjeçari i arrestuar sot në Pogradec, pas lajmit tronditës se kishte përdhunuar të miturën 13-vjeçare për 1 muaj rresht, tani është një portret që njihet publikisht përmes fotos së publikuar nga media.
Në fshatin Vërdovë, kanë folur dhe fqinjët e tij të cilët nuk shprehen aspak me nota pozitive për çobanin e deleve.
Mësohet se Bizgjoni është babai i dy vajzave. Vajza e abuzuar ishte shoqe me njërën prej vajzave të tij. Sipas banorëve 13-vjeçarja kishte gati një vit që shkonte në shtëpinë e tij.
“I njohim si familje. Njeri i saktë nuk ishte, njeri i keq. Merr të miturat. E dëgjova këtë histori. kishte gati një vit vajza këtu. Shkonte e bija e merrte, shkonte e shoqja e merrte. Nuk e di a kishte dijeni e shoqja.
Me vajzën e abuzuar një përshëndetje, mëngjes e aksham. I kam folur ç’kërkon andej, çfarë e ke, vete me çupën, gjoja e mëson e bija për shkollën” Ru. Do/ Fjala.al