Një dekadë nga vdekja e Llazi Sërbos, aktori që kujtohet me admirim dhe respekt (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori shqiptar, Llazi Sërbo, është mjaft i njohur për kontributin që ka dhënë në kinematografinë shqiptare. Ai lindi në Korçë, më 9 mars 1945. Aktori do të mbahet mend për rolet në filmat “Yjet e Netëve të gjata” dhe “Operacioni Zjarri”.

Gjatë gjithë jetës artisti luajti në më shumë se 100 role. Ai zhvilloi shkollën fillore dhe gjimnazin në Korçë dhe më pas vazhdoi studimet në “Akademinë e Arteve” në Tiranë.

Pasi mbaroi studimet e larta më 1969, emërua ne teatrin “A.Z. Cajupi” te ,Korces. Ne vitet 1986-1993 punoi asistent regjisor ne kinostudion “Shqipëria e re”.

Ne skenën e Teatrit te Korçës luajti rreth 30 role kryesore dhe te dyte. Spikati ne shfaqjet Te pamposhturit (majori Shtok), Qyteti i akuzuar, Mësuesi i letërsisë (Samiu), Engjëjt e skëterrës, Opera për tri grosh (Meki Thika) etj. Figura te goditura realizoi ai sidomos ne kinematografi.

E nisi me rolin e dalanit në filmin Yjet e netëve të gjata (1972), ku shfaqi tipin e heroit të përmbajtur, për të mbërritur më pas në mishërime aktoriale te një niveli të lartë, posaçërisht në filmat Operacioni Zjarri (Kreshniku, një figurë e planit heroik), Shebmja e idhujve (Mësuesi), Nusja dhe shtetrrethimi (kapiteni gjerman Edgard, tek i cili mbërriti në figurën më të realizuar të tij, posaçërisht me vetpërmbajtjen, syrin zhbirues dhe zotë

rimin e planit hetues), Asgjë nuk harrohet (Andi Rama).

Sërbo vuante nga depresioni dhe për këtë merrte dhe mjekime. Pavarësisht këtyre mjekimeve, ai vrau veten me pushkë gjuetie më 12 shtator 2010 ku u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në Korçë.

Lexo edhe :  Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Ai vdiq në moshën 65 vjeçare. Para se të vdiste, Sërbo i kishte treguar një mikut të tij që dëshironte të vdiste si Bekim Fehmiu, një tjetër aktor shqiptar i cili kishte kryer vetëvrasje vetëm tre muaj para vdekjes së Llazi Sërbos.

Ende sot, një dekadë pas vdekjes së tij, të gjithë e kujtojmë me admirim dhe nderim shpirtin e tij artistik. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë...

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në rajon,...

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival...

Lajme të tjera

Web TV