Presidenti Ilir Meta ka nderuar figurën e Azem Hajdarit në përvjetorin e vrasjes së tij. Kreu i shtetit me anë të një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se “Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë”.
Ai ka nderuar Hajdarin si Liderin e Lëvizjes Studentore, që rrëzoi regjimin totalitar për të realizuar ëndrrën “Shqipëria si gjithë Europa”.
Meta thekson se kjo thirrje vazhdon të jetë aktuale edhe pas 30 vitesh. “Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë!
Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinetit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane.
“Shqipëria si gjithë Europa” edhe më aktuale pas 30 vitesh!
O TANI O KURRË! “, përfundon Meta. Ru. Do/ Fjala.al