“Rindertimi”/ Veliaj i dhuron Çelësin e Tiranës Al-Kuwarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dhuruar Çelësin e Tiranës drejtorit katarian të Fondit për Zhvillim, Khalifa Al- Kuwari

Ky gjest i Veliajt vjen pas marrëveshjes së grantit 5 milionë dollarë për ‘Rindërtimin’ me Katarin . Katari do të japë 5 milionë dollarë për rindërtimin e shkollës ”Lasgush Poradeci” në Kombinat, si dhe akomodimin e gjithë nevojave të zonë, shkollën ”16 shtatori” në Pezë, si dhe kopshtin 41.

Veliaj pasi e nderoi katarianin me Çelësin e Tiranës, e siguroi se në 3 kantieret e Rindërtimit ku do të shkojnë fondet e Katarit do të punohet me ritme të shpejta.

NJOFTIMI NGA BASHKIA TIRANË

Veliaj i dhuron drejtorit të Fondit, Khalifa Al Kuwari, Çelësin e Tiranës: “Investimet në arsim, shenjë e fortë e miqësisë mes Katarit edhe Shqipërisë”

 

Fondi i Zhvillimit të Katarit do të investojë në Tiranë plot 5 milionë dollarë për rindërtimin, me fokus shkollat dhe kopshtet, kontribut i Katarit në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. Drejtori i Fondit të Katarit për Zhvillim, Khalifa Al Kuwari, pasi ka firmosur në Kryeministri marrëveshjen e grantit që i hap rrugë këtyre investimeve, zhvilloi një takim zyrtar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Jam sot mirënjohës që janë akorduar 5 milion dollarë për të bërë nga e para shkollën “Lasgush Poradeci” në Kombinat, e cila do të jetë 10 mijë metra katrorë dhe do të akomodojë të gjitha nevojat e Kombinatit; shkolla tjetër, “16 shtatori” në Pezë, është një tjetër shkollë fantastike, ndër të parat që u dëmtua nga tërmeti, si dhe një kopësht në mes të Tiranës, kopshti 42, një tjetër kantier që shoqërohet me legjendat urbane se aty do të ketë ndërtime, do të ketë pallate, por në fakt do të bëjmë kopshtin”, tha Veliaj.

Duke e konsideruar nënshkrimin e marrëveshjes së grantit një lajm jashtëzakonisht të shkëlqyer për Tiranën, kryebashkiaku siguroi se në të tre këto kantiere do të punohet me ritme të shpejta për të mundur që vitin e ardhshëm shkollor fëmijët të zhvillojnë mësim në ambiente tërësisht të reja.

Lexo edhe :  Deputetët rikthehen në Kuvend pas 2 muajsh fushatë! Çfarë nuk u pa nga seanca

“Viti tjetër shkollor i gjen fëmijët në kopshtin dhe çerdhen e re. Në shkollat e reja do të akomodohen më shumë nxënës seç kemi pasur historikisht. Duke qenë se Kombinati do të zgjerohet edhe me lagjen e re, për ne është kyç që t’i bëjmë gjërat, jo vetëm më të forta dhe më të mira, por edhe me një hapësirë shumë herë më të madhe sesa ajo që kemi pasur më përpara”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i dhuroi Çelësin e Tiranës drejtorit të Fondit të Katarit për Zhvillim,  Khalifa Al Kuwari.

“Në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për këtë ndihmë konkrete, të dobishme, për këtë miqësi të sinqertë në ditën tonë të fatkeqësisë dhe të nevojës, ju dhuroj Çelësin e qytetit të Tiranës, si një gjest i një zemre të hapur, i një dere të hapur, si një simbol që në qytetin tonë je gjithmonë i mirëpritur! Shpresoj shumë që urat që kemi lidhur, sidomos me këto investime në arsim, të jenë bashkimi i fortë midis miqësisë të Katarit dhe Shqipërisë”, tha Veliaj.

 

Drejtori i Fondit, Khalifa Al Kuwari, falenderoi kryebashkiakun Veliaj, ndërsa pohoi se marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që patëm mundësi të qëndrojmë afër jush në ditë të vështira, edhe në ditë të mira, dhe që patëm privilegjin dhe mundësinë që t’ju ndihmojmë, sidomos pas tërmetit”, u shpreh mes të tjerash Khalifa Bin Jassim Al Kuwari.

 

Dy vite më parë, ambasada e Katarit dhuroi 1.35 milionë dollarë për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Jeronim De Rada”, e cila ka përfunduar dhe është gati të presë ditën e hënë nxënësit në mjedise tërësisht të reja. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi për këtë investim ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

‘Nena ime është komuniste dhe ulërinte kundër të pasurve’/ Rrëfimi i veçantë i De Rossit:

Daniele De Rossi flet për herë të parë pas shkarkimit të papritur nga Roma, duke zbuluar emocionet, zhgënjimet dhe planet...

Çfarë ndryshojnë sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Nga Todd Prince, REL Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...

E papritur: Chiara Ferragni nga miliardere, tani drejt falimentit?

Dyqani i Chiara Ferragni, i vendosur në Via del Babuino 152 në zemër të Romës, ka ndërprerë zyrtarisht aktivitetin. Vendimi u bë publik nga...

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Rreth 250 milionë bletë u liruan pas përmbysjes së një kamioni në shtetin amerikan të Uashingtonit të premten, duke detyruar autoritetet të lëshojnë paralajmërime...

Nard Ndoka ‘rrëfen’ intrigat e Flamurit dhe Jozefinës ndaj demokristianëve!

Nard Ndoka, Kryetar i Partise Demokristiane ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë demokratike dhe asaj Demokristiane. Ndoka sqaron se...

Lajme të tjera

Web TV