Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka shpehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për humbjen e papritur të profesor Sabit Brokaj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Balla shprehet i hidhëruar për ndarjen e tij nga jeta dhe se ka dhënë një kontribut të paçmuar në mjeksinë shqiptare
STATUSI I PLOTE
Shumë i hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të Sabitit! Një drejtues trim i familjes sonë socialiste në vitet e vështira të përballjes me diktaturën berishiane, një politikan parimor e një lab i vërtetë me urtësi të rrallë, i përkushtuar gjithmonë në mbrojtje të vlerave kombetare, një profesor i madh dhe mjek i papërtuar.
U prehsh në paqe! /Ra.My.Fjala.al/