Dita e parë e shkollës/ Monika Kryemadhi përcjell mesazhin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, në ditën  e parë të shkollës për qindra nxënës, të cilët do  të duhet që këtë vit të ri shkollor ta zhvillojnë duke respektuar një protokoll të nxjerrë për shkak të pandemisë, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë një postim ku  ka shkruar se ky është një vit i vështirë me shumë sfida, por ka dhënë kurajo që të përballohet me sukses.

Ndërkohë ajo ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila sipas saj ka dëmtuar sistemin.

Postimi i Kryemadhit:

Këtë mëngjes do ta nis me një urim për nisjen e vitit të ri shkollor, drejtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve, e veçanërisht fëmijëve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Çdo vit nis një fazë e re rrugëtimi drejt dijes, por jam e bindur se ky do të jetë viti i fundit që familjet shqiptare i nisin fëmijët të edukohen në një sistem arsimor të dëmtuar në palcë.

Ky vit shkollor do të jetë edhe më i vështirë, pasi do të përballemi me një situatë atipike, ku ne si prindër, mësuesit por edhe fëmijët do të duhet të përshtatemi me të tjera orare, me një model të ri mësimdhënieje e me një qeveri të paaftë për ta administruar situatën dhe të gatshme që të gjitha dështimet në arsim t’i justifikojë me pandeminë.

Në takimet e përditshme me të rinjtë dhe prindërit e tyre i kam ndjerë shqetësimet që kanë për sistemin arsimor, infrastrukturën e dobët, problemet me tekstet shkollore dhe mbi të gjitha mungesën e vizionit për garancinë e një arsimi cilësor.

Nga ana tjetër pasojat e tërmetit të nëntorit do të ndihen edhe më shumë në këtë fillim viti shkollor ku qindra fëmijë nuk do të kenë shkolla që i presin e shumë të tjerë do mësojnë në çadra.

Lexo edhe :  Aksident në Fier, ‘Fordi’ përplaset me autobusin

Të nënvlerësuar nga qeveria, mësuesit e Shqipërisë janë lënë të vetëm në përballimin e sfidave të këtij viti të ri shkollor, mes kushteve të pafavorshme të punës, pagave shumë të ulëta krahasimisht me kontributin e tyre dhe protokolleve jo efikase anti-Covid-19.

Për LSI arsimimi cilësor i brezit të ri ka një rol të patjetërsueshëm për kombin tonë, për ekzistencën e demokracisë dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë tonë.

Suksese në misionin më të rëndësishëm kombëtar! Kurajo ta përballojmë me sukses vitin e ri shkollor! Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për...

Izraeli dha ‘dritën jeshile’, banorët e Gazës presin mbërritjen e ndihmave

Ministria e Jashtme e Izraelit ka lajmëruar se kamionët me ushqim për fëmijë, miell dhe furnizime mjekësore do të lejohen të hyjnë në territorin...

Itali, kamioni përplaset me autobusin me nxënës, vdes një mësues

Një aksident tragjik ka ndodhur sot, rreth orës 16:40, në tunelin e Lomazzo, në provincën e Komos, përgjatë Pedemontanës në kulmin e kryqëzimit Lazzate...

Ironia e Ylli Manjanit: Alma doli në protestë, Safeti doli nga burgu

Safet Gjici është liruar nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit, do ta kryejë në shtëpi. Kjo, për shkak të gjëndjes së tij të...

Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

Lajme të tjera

Web TV