Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Frikërat e natës te fëmijët, mjekja neuropediatre Migena Kika: Shkaqet dhe trajtimi i tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët e moshave 3 deri në 8 vjeç shpesh përjetojnë episode gjatë gjumit, ku shfaqin shenja frike, agresivitet dhe ecje në gjumë. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjekja neuropediatre, Migena Kika, tregon se shpesh në raste të tilla kemi të bëjmë me frikëra të natës apo të gjumit. Mjekja thekson se këto episode nuk janë aq të rralla sa mendohet, sepse mund të paraqiten në 40 për qind të fëmijëve e në një përqindje më të vogël edhe në adultë.

Nga Ina Allkanjari

Frikërat e natës apo të gjumit janë episode gjatë të cilave fëmija që fle, papritur fillon e bërtet, ka frikë të madhe dhe duket i axhituar. Shpesh mund të shoqërohen me ecje në gjumë (somnambulism). Janë më të shpeshta në fëmjët e moshave 3 deri 8 vjeç.

Klasifikohen në grupin e parasomnive, çrregullimeve që ndodhin gjatë gjumit. Episodet mund të zgjasin nga disa sekonda në disa minuta, por disa herë mund të jenë edhe me të gjata. Ka raste kur këto episode zgjasin deri 15 minuta dhe mund të ndodhin dhe disa herë gjatë një nate. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjekja neuropediatre, Migena Kika, tregon se këto episode nuk janë aq të rralla sa mendohet, sepse mund të paraqiten në 40 për qind të fëmijëve dhe në një përqindje më të vogël edhe në adultë.

Por sipas mjekes, në pjesën më të madhe të rasteve frikërat e natës nuk janë shqetësuese dhe zhduken vetë, ndërsa fëmija rritet. Kika tregon simptomat që fëmija përjeton në momentet që përfshihet nga frikërat e natës, shkaqet, si dhe trajtimin që duhet të ndërmarrim për të parandaluar episode të tilla.

 Çfarë simptomash përjetojnë fëmijët kur përjetojnë frikërat e natës apo të gjumit?

Frikërat e natës ndryshojnë nga makthet e natës që shfaqen gjatë ëndrrave. Nëse fëmija ka kaluar një makth gjatë gjumit, zakonisht ai/ajo zgjohet dhe i mban mend detajet e ëndrrës së keqe, ndërsa fëmija që ka kaluar një frikë nate zakonisht nuk zgjohet nga gjumi dhe të nesërmen në mëngjes nuk mban mend asgjë.

Frikërat e gjumit zakonisht ndodhin në një të tretën apo një të dytën e natës dhe shumë rrallë gjatë gjumit të drekës.

Gjatë një episodi të tillë fëmija mund të:

-Fillojë me një britmë apo ulërimë frikësuese;

-Të qëndrojë ulur në shtrat dhe të duket i/e frikësuar;

-Të fiksojë sytë diku dhe të shohë me sy të zgurdulluar;

-Të dërsijë, të marrë frymë thellë, një puls të shpejtë, fytyrë të skuqur dhe pupila të dilatuara;

-Të shkelmojë;

-Është e vështirë ta zgjosh dhe, nëse zgjohet, është konfuz;

-Nuk qetësohet;

-Nuk mban mend çfarë ka ndodhur të nesërmen në mëngjes;

-Mundet të çohet nga krevati, të lëvizë nëpër shtëpisë dhe, nëse e ndalon, ka sjellje agresive.

Cilat janë shkaqet e shfaqjes së frikërave të natës?

Frikërat e natës klasifikohen në parasomnite – një eksperiencë e padëshiruar gjatë gjumit dhe zakonisht ndodh gjatë fazës N3 të gjumit gjatë stadit NREM. Një çrregullim tjetër NREM është somnambulizmi, dhe të dyja çrregullimet shpesh shkojnë bashkë. Makthet e natës ndodhin gjatë fazës REM të gjumit, prandaj fëmija i mban mend.

Ka disa faktorë që mund të kontribuojnë në shfaqjen e frik֝ërave të natës, si p.sh.:

-Deprivimi, mungesa e gjumit dhe lodhja e theksuar

-Stresi

-Ndërprerja e ciklit të gjumit për arsye të ndryshme

-Ethet

Në disa raste mund të jenë shkak çrregullime të tjera që ndërhyjnë gjatë gjumit, si p.sh.:

Lexo edhe :  Operacioni për kapjen e grupit ‘Çopja’ u dekonspirua? Policia në ‘sitën’ e SPAK

-Çrregullimet e frymëmarrjes gjatë gjumit, si p.sh. apnea obstructive e gjumit

-Sindroma e këmbës që nuk gjen qetësi

-Disa mjekime

-Çrregullimet e humorit, si depresioni dhe ankthi

Cilët janë faktorët e riskut në situata të tilla?

Frikërat e natës janë më të shpeshta, nëse ka pjesëtarë të tjerë të familjes me çrregullime të tilla. Zakonisht vajzat preken më shpesh se djemtë.

 Kur mund të bëhen problem?

Kur janë të shpeshta dhe gjatë ditës fëmija është i përgjumur e nuk mund të përqendrohet në shkollë apo në kopsht etj; Kur gjumi është jo i qetë dhe ndërpritet;

Kur gjatë episodit shfaqen sjellje agresive me goditje të vetes apo të të tjerëve.

Si realizohet diagnoza dhe vlerësimi i gjendjes së fëmijës?

Episodet zakonisht janë të tilla që janë shumë shqetësuese për prindërit e shpesh ngatërrohen me një krizë epileptike apo ndonjë çrregullim të rëndë. Neuropediatri bën diagnozën, pasi e vlerëson gjendjen e fëmijës, duke kryer një ekzaminim fizik, duke diskutuar shenjat e simptomat me prindërit, si dhe nëse ka ndonjë video që ndihmon në diagnozë. Në disa raste mund të bëhet një ekzaminim i gjumit nëpërmjet asaj që quhet polisomnographi. Ky ekzaminim monitoron aktivitetin elektrik të trurit, nivlelet e oksigjenit në gjak, frekuencën kardiake dhe të frymëmarrjes, si dhe lëvizjet e syrit dhe të këmbëve gjatë gjumit.

Cili është trajtimi i duhur për fëmijët që përjetojnë frikërat e natës?

Pjesa më e madhe e rasteve s’ka nevojë për trajtim. Janë episode të vështira për t’u parë nga prindi, por kini parasysh se janë të padëmshme për fëmijën tuaj. Mos e zgjoni fëmijën nga gjumi, por prisni me qetësi që episodi të kalojë. Mos u përpiqni ta qetësoni, sepse kjo do ta axhitojë më shumë. Të nesërmen flisni për këtë, por të qetë, që mos të shtoni ankthin te fëmija.

Nëse frikërat e natës bëhen shkak për dëmtime, nëse janë shumë të shpeshta e shqetësuese për gjithë familjen apo ndikojnë në aktivitetet e së nesërmes së fëmijës, mund të jetë i nevojshëm trajtimi. Trajtimi përfshin kryesisht eliminimin e shkaqeve dhe faktorëve shpërthyes.

 Trajtimi i çrregullimeve shoqëruese. Nëse frikërat e natës shkaktohen nga një çrregullim tjetër shoqërues, si p.sh. apnea obstructive e gjumit, atëherë duhet adresuar ky problem.

Shmangja e stresit. Fillimi i kopshtit apo shkollës apo një bebe e vogël në familje etj. mund të jenë faktorë që stresojnë fëmijën dhe stresi është një nga kontribuesit kryesorë të frikërave të natës.

Ngritja para kohe nga gjumi. Prindërit duhet ta ngrenë fëmijën nga gjumi rreth 15 minuta para se zakonisht fëmijës t’i ndodhë episodi. Thjesht fëmija duhet mbajtur zgjuar disa minuta para se ta zërë gjumi përsëri. Rekomandohet që kjo të bëhet për rreth shtatë ditë me radhë dhe zakonisht funksionon për të kthyer normalitetin.

Mjekimi. Përdoren shumë rrallë medikamente për frikërat e natës, veçanërisht në fëmijë. Në disa raste, nëse duhet përdoren benzodiazepinat apo disa lloje antidepresantësh.

Kur duhet konsultuar mjeku?

Nëse janë jo të shpeshta, nuk përbëjnë shqetësim. Por nëse janë të shpeshta apo fillojnë të bëhen më të shpeshta, bëjnë që t’u prishet gjumi dhe pjesëtarëve të tjerë në shtëpi, apo fëmija si pasojë e tyre zgjohet shpesh dhe gjatë ditës fle shumë e nuk përqendrohet. Nëse kemi çrregullime të sjelljes gjatë episodeve me agresivitet, atëherë duhet konsultuar një neuropediatër.

 

 

 

 

Të fundit

Sëmundja që ndryshoi jetën e Selena Gomez… Çfarë është Lupus?

Lupusi, i cili ka prekur thellë jetën e Selena Gomez, është një sëmundje në të cilën sistemi imunitar sulmon indet e...

Kush është aktorja shqiptare që ka luajtur me të madhen Sophia Loren

Një ndër shqiptarët që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë është Xhilda Lapardhaja, vajza e re nga Berati. Xhilda është aktore shumë e njohur...

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis Drejtorisë së Burgjeve dhe Bashkisë Elbasan

Sot, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit të Elbasanit "Qemal Baholli", u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis kësaj biblioteke dhe Institucionit të Paraburgimit Elbasan....

Mbi 100 mijë turistë në Përmet/ Në qytetin e luleve rreth 30% më shumë turistë se vjet

Përmeti i Vjosës, luleve e njerëzve të ngrohtë ka pritur e përcjellë turistë nga anë e kënd botës këtë vit. Sipas të dhënave qytetin e...

Sa i jashtëzakonshëm është trupi i njeriut! Faktet interesante që nuk i dëgjojmë përditë

Ja disa kuriozitete interesante për trupin e njeriut: 1. Zemra: Zemra e njeriut rreh mesatarisht 100,000 herë në ditë dhe pompon rreth 7,500 litra gjak...

Lajme të tjera

Web TV