Kërkesat për përmirësim të legjislacionit, Liga e Futbollit pritet të përshkallëzojë protestat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liga Profesioniste e Futbollit pritet të përshkallëzojë protestat nëse qeveria nuk miraton kërkesat e bëra prej më shumë se një muaji për daljen nga kjo situatë e vështirë ku gjenden klubet.

Burime pranë Ligës bëjnë me dije se nuk do të ketë kthim pas dhe se drejtuesit e klubeve janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kësaj beteje.

Mësohet se javën e ardhshme, në ditën kur ishin caktuar për t’u luajtur ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit dhe çifteve përkatëse, skuadrat do të zbresin në fushën e lojës, por për të protestuar e jo për të luajtur. Futbollistët do të lexojnë kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar qeverisë e më pas do të largohen nga fusha, duke vijuar bojkotin.

Gjithashtu, mësohet se format e protestave do të jenë nga më të ndryshmet, ku përfshihet edhe dalja e futbollistëve me uniforma në bulevardin përpara kryeministrisë në mënyrë që të tërhiqet vëmendja e të gjithë opinionit publik.

Liga Profesioniste e Futbollit i ka bërë thirrje gjatë këtyre ditëve thirrje komunitetit shqiptar të sporteve, shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë shoqëror të bashkohen me kërkesat e klubeve dhe të mbështesin futbollin.

Klubet i kanë paraqitur qeverisë disa kërkesa dhe më konkretisht uljen e TVSH-së në masën 6%; faljen e gjobave dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura; efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite; të miratohet ligji i vërtetë i sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si ligj sponsorizimi për Sportin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

​SHBA vendos sanksione ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione të enjten ndaj prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan. Departamenti amerikan i...

Projekti i UEFA, finalja e Champions në SHBA nga viti 2028

Champions League përgatitet të ndryshojë sërish. Pas revolucionit me formatin e eventit, që në këtë edicion i mblodhi ekipet pjesëmarrëse në një grup të...

Shpërthejnë protestat në Belgjikë, mijëra njerëz kundër reformave të pensioneve

Dhjetëra mijëra belgë protestuan të enjten në shenjë proteste ndaj reformave të planifikuara të qeverisë së re të pensioneve, gjatë ditës së parë të...

“Central Park” mbulohet nga bora pas stuhisë në New York

“Central Park”, parku më i madh në New York dhe një ndër më të mëdhenjtë në botë, është mbuluar nga bora pasi stuhia kaploi...

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës Arben Dosti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti. Vendimi për shkarkimin u shpall sot nga trupi gjykues i...

Lajme të tjera

Web TV