Këshilli Politik/ Bylykbashi zbulon dy kërkesat e opozitës. Vasili: Mazhoranca kërkon zgjedhje të njëanshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se opozita e bashkuar ka kërkuar dy gjëra.

Sipas Bylykbashit, opozita ka kërkuar ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç ishin deri më tani, dhe hapjen 100% të listave, në mënyrë që zgjedhësit të zgjedhin të lirë partinë që duan.

“Në mbledhjen e sotme opozita e bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor. Një çështje që ka funksionuar prej 17 vitesh dhe nuk ka pasur problem. Gjithashtu, u kërkua hapja 100% e listave.

Ne kërkojmë që zgjedhësit të votojnë të lirë. Mazhoranca kërkon t’u heqë zgjedhësve mundësinë për lista 100% të hapura, si dhe të zgjedhin lirisht partinë që duan. Këto janë qëndrime diametralisht të kundërta. Ne për çështje që nuk kemi dakordësi kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ ODIHR”, tha Bylykbashi.

Ndërsa Petrit Vasili gjatë fjalës së tij ka thënë se PS nuk pranon që ndryshimet kushtetuese t’i çohen OSBE/ ODIHR dhe në këtë mënyrë po bllokohet procesi i Këshillit Politik. Në këtë mënyrë thotë nënkryetari i LSI, po synohen zgjedhjet e njëanshme.

“Është vërtet skandaloze, që një vend si Shqipëria, që ka marrë përsipër të drejtojë OSBE, është drejtuesja e radhës bllokon çdo komunikim me të.

Së dyti, siç patët ta ndiqni nga Gjiknuri, mazhoranca erdhi në këshill me qëllime shumë të përcaktuara, dhe në Këshill erdhi pa pasur asnjë draft ligjor për këtë çështje,

Së treti, situata është akoma më skandaloze pasi ndërkohë që demonstrojmë një preokupacion për të ecur shpejt, dhe akuzat se ne po e vonojmë, refuzuan që të vazhdojnë diskutimin e tyre që nesër.

Lexo edhe :  Qeparo/ Pas lirimit të hapësirave, bashkia Himarë vendos çadra falas për pushuesit

Lidhet me bllokimin që i bëjnë Këshillit Politik, zgjedhje të njëanshme, këta nismëtarë kaq të sigurt s’kanë bërë asnjë draft të vetëm.

Dua të mbetet në rekordet, që Shqipëria që drejton OSBE bllokon komunikimin e OSBE. Standarte të njëanshme duke bërë precedentin më të turpshëm”, – tha Vasili.

Më tej ai konfirmoi se Opozita e Bashkuar mbajti qëndrime vetëm në respektim të dy marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit.

“Gjithçka sot që është diskutuar, debatuar, respektonte nga ana e Opozitës së Bashkuar marërveshjen e 14 janarit, kur palët kanë distanca të caktuara i drejtohen OSBE/ ODIHR, dhe respektojnë 5 qershorit. E gjithë strategjia e komunikimit me OSBE, Listat e Hapura dhe të tjera, kërkon ndryshime të njëanshme që çojnë në objektivin e çmendur”, – shtoi ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Dita e sotme ka nisur e freskët dhe e gjithë kjo javë do të jetë më e freskët se...

Bulmeti në Shqipëri, 31.5 % më shtrenjtë sesa në BE!

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

“Stërvitem çdo ditë për të ngjitur hekurat”/ A po paralajmëron Meta daljen nga qelia?

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Off the Record”, se si po e kalon verën pas hekurave,...

Del nga shinat treni me 100 pasagjerë në Gjermani, viktima dhe të plagosur

Një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë ka dalë nga shinat në afërsi të Riedlingen, në shtetin gjerman të Baden-Württemberg, duke shkaktuar një aksident...

Demokracia dhe rritja ekonomike. Kush ushqen kë?

ARBEN MALAJ Një përgjigje për pyetjen se kush ushqen kë, domethënë, është demokracia ajo që ushqen rritjen ekonomike, apo është rritja ekonomike ajo që konsolidon...

Lajme të tjera

Web TV